“E dha jetën për të tjerët”/ Flet mes lotësh bashkëshortja e kapitenit në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëshortja e kapitenit të anijes, Arben Anamali, i cili humbi jetën për të shpëtuar dy turistet e huaja nga mbytja në Liqenin e Shkodrës, ka dhënë një deklaratë për media.

Mes lotësh ajo tha se Arbeni ishte një njeri i jashtëzakonshëm, gjithmonë i përkushtuar për të ndihmuar të tjerët.

“Është një dhimbje e madhe për të gjithë familjen tonë, për nënën e tij në radhë të parë, për mua, për djalin dhe vajzën, dhe për të gjithë ata që e kanë njohur, sepse ka qenë njeri shumë i mirë, shumë punëtor dhe shumë i përkushtuar. Ka qenë shumë i dhënë pas të tjerëve, të gjithëve u thoshte: ‘Ke nevojë për gjë?’, sa dhe jetën e vet e dha për turistët,” – u shpreh bashkëshortja e tij.

Ajo rrëfeu momentin kur mori lajmin tragjik:

Na njoftoi një koleg që kishte punuar me të. Më tha që Beni ka pësuar aksident. Nuk e mendova këtë gjë, sepse ka qenë shumë i fortë fizikisht, i guximshëm, notar i mirë dhe nëse do të kishte aksident, do ta rregullonte vetë anijen.”

Ndërkohë, nipi i tij theksoi se humbja është e jashtëzakonshme dhe falënderoi të gjithë ata që punuan për gjetjen e trupit. Ai shtoi se shpallja e të afërmit të tij si Dëshmor i Atdheut është nderim i merituar.

“Është një humbje shumë e madhe. Falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar si për gjetjen e trupit, ashtu edhe për nderimin që e ka pasur të merituar. Të mos harrohet dhe të respektohet si hero, pasi ka bërë një akt që nuk e bën çdokush,” – u shpreh ai./e.t

Të fundit

Rama publikon pamjet nga Shkoda/ Pas shumë vitesh lumi Buna rrjedh i lirë

Është përmbyllur fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin dhe çlirimin e zonës së Dajlanit në Shkodër. Lajmin e...

12 Korrik 927 – Dita kur lindi Anglia, roli i madh i mbretit Aethelstan

Në mëngjesin e 12 korrikut të vitit 927, një akt politik i ngjashëm me një marrëveshje të heshtur, por me pasoja të thella, do...

SHBA/ Shtëpia e Papa Leon XIV në Çikago do të bëhet monument historik

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, e vendosur në periferi të Çikagos, Dalton, është blerë nga bashkia lokale dhe pritet të shndërrohet në...

Temperatura deri në 35 gradë Celcius/ Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Vendi ynë këtë të shtunë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin...

10 gjëra rreth Tokës që, – ndoshta,  nuk i dinit

A është e vërtetë që ditët po bëhen më të gjata? Si ishte niveli i detit miliona vjet më parë? A e dinit se...

Lajme të tjera

Web TV