Elbasani digjet, Rama ‘përvëlon’ Llajtën: Bari te varrezat ka potencialin të bëhet kallam

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika të forta për kryetarin e Bashkisë së Elabasnit në lidhje me zjarrin në varreza dhe problematikën e mbetjeve.

“Bari i varrezave të Elbasanit ka potencial të bëhet kallam. Nëse bari është i qethur si duhet dhe zjarri nuk merr qiellin.

Është e pakoncpetueshme të ndodhin gjëra që do t’i faleshin një kryetari të bashkisë të Shangait, jo një qyteti që mund ta përshkosh në këmbë nga cepi në cep dhe mos të dijë kryetari i bashkisë se ca ndodh mos të jetë kryetari i bashkisë i informuar për çdo tullë që i vënë në qytet, kryetari i ka sytë hapur dhe ju rri në kokë gjërave.

Nëse kryetari i ka sytë gjysmë të hapur dhe të mbyllur ata nën ta i kanë të mbyllur fare.

10 mandate janë një barrë kryetar, më ka marrë dhe ato orë që më ngelen. Duhet të lënë pa gjumë ty jo të flesh më shumë.

Justifikimet mund t’i gjejnë sa të duan por nuk kanë asnjë vlerë, njerëzit nuk na ka dhënë mundësinë për tu justifikuar.

Nuk ka asnjë justifikim zero. Mund ta di pse bashkia e Cerrikut që i përpunon të gjitha mbetjet e fshatit dhe jo vetëm i përpunon po i kthen nne produkt prashitje pse nuk e kane te gjitha bashkite kete, nuk është një inovacion qe e ka Japonia është e bashkisë se Cerrikut. Pse nuk vrapon ti, që ta bësh ti në Elbasasn. Pse duhet të rrimë të presim dhe e vetmja gjë kërkojme fonde nga qeveria për cdo gjë duam fonde nga qeveria, qeveria të marrë borxh të japë lekë ndërkohë që ka mundësira të pafundme për ti vënë në funksion të komunitetit”, tha Rama./kb

Lexo edhe :  Endri Shabani kërkesë KQZ për të "djegur" Adriatik Lapajn

Të fundit

Historike! Macron pranon më në fund një shtet të ri

Franca shpalli të shtunën një marrëveshje “historike” me Kaledoninë e Re, në bazë të së cilës territori i tronditur...

“Marrëdhënia jonë nuk është reciproke”, Trump vijon luftën tregtare me BE

Presidenti amerikan Donald Trump përshkallëzon luftën tregtare me BE dhe Meksikën dhe kërcënon të vendosë tarifa prej 30% ndaj duke filluar nga 1 gushti. Njoftimi,...

Macron: Liria jonë nuk ka qenë kurrë më në rrezik që nga 1945

“Jemi në një pikë kthese”, sipas Pallatit Elize, dhe “në fjalimin që Emmanuel Macron do të mbajë të dielën përpara drejtuesve të forcave të...

Shkodër, shpërthen bombola e gazit, plagoset pronari i banesës

Pronari i një banese mbeti i plagosur pasditen e sotme si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit që përdorte për gatim. Ngjarja ka ndodhur...

Ministri i Putinit shëtit të dashurën me avionë ushtarakë 100 mln dollarësh

Mediat opozitare ruse dhe gazeta britanike The Sun i kanë bërë jehonë një skandali të ri seksual që ka përfshirë Kremlinin, pasi u zbulua...

Lajme të tjera

Web TV