Epokë e re në trajtimin e diabetit/ Pacientët e parë marrin ilaçin që e vonon sëmundjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teplizumab redukton sulmin autoimun ndaj pankreasit dhe mund të shtyjë nevojën për insulinë për 2 deri në 3 vjet

Pacientët e parë në Britaninë e Madhe kanë filluar trajtimin me këtë terapi revolucionare – teplizumabin, i cili ndalon zhvillimin e diabetit tip 1 përpara se të shfaqen simptomat e para.

Prej më shumë se një shekulli, diabeti tip 1 ka nënkuptuar vetëm një gjë: përdorim të përjetshëm të insulinës. Tani, shkenca po sfidon këtë paradigmë. Pacientja e parë në Shërbimin Kombëtar Shëndetësor të Britanisë, Hana Robinson, po trajtohet pasi iu zbulua rastësisht diabeti tip 1 në fazë të hershme gjatë një kontrolli rutinë në shtatzëni.

Sipas profesor Richard Oram dhe klinicistit Nicholas Thomas nga Universiteti i Exeterit, rreth 10% e njerëzve me diabet kanë tipin 1, ndërsa 90% tipin 2, që lidhet më shumë me stilin e jetës. Diabeti tip 1 është një gjendje autoimune që shkatërron aftësinë e pankreasit për të prodhuar insulinë. Pa insulinë, niveli i sheqerit në gjak rritet në mënyrë të rrezikshme, duke rritur rrezikun për verbëri, dështim të veshkave dhe vdekje të hershme.

Edhe pse shpesh shihet si sëmundje e fëmijërisë, më shumë se gjysma e rasteve të reja shfaqen te të rriturit. Për miliona njerëz me diabet tip 1, kontrolli i sheqerit në gjak kërkon injeksione të përditshme insuline, të cilat mbartin edhe rreziqe, nëse niveli i sheqerit bie shumë, mund të shkaktojë hipoglikemi të rrezikshme, shkruan The Conversation, përcjell Telegrafi.

Si funksionon teplizumabi?

Ky ilaç nuk zëvendëson insulinën, por ndërhyn në shkakun – sulmin autoimun. Normalisht, sistemi imunitar mbron trupin pa dëmtuar indet e veta, por tek diabeti tip 1 ai gabimisht sulmon pankreasin, duke shkatërruar qelizat që prodhojnë insulinë. Teplizumabi ndryshon reagimin imunitar, duke reduktuar aktivitetin e qelizave që sulmojnë pankreasin. Studimet tregojnë se mund të vonojë nevojën për insulinë për 203 vjet, me efekte anësore të lehta.

Lexo edhe :  Foshnjat e para në botë me ADN nga tre prindër lindin pa sëmundje të trashëguara

Ilaçi është i miratuar në SHBA dhe po shqyrtohet për përdorim të rregullt edhe në Britani, ku disa fëmijë dhe adoleshentë e kanë marrë tashmë përmes programeve të veçanta.

Kur jepet terapia?

Në kohën kur shfaqen simptomat (etja, humbja e peshës, lodhja), më shumë se 75% e aftësisë së pankreasit për të prodhuar insulinë është shkatërruar. Prandaj, teplizumabi funksionon vetëm kur jepet para se të shfaqen simptomat, kur niveli i sheqerit është ende normal.

Si zbulohen rastet e hershme?

Fillimi i sulmit autoimun mund të zbulohet vite para simptomave përmes testeve të gjakut që matin autoantitrupat pankreatikë. Vetëm disa pika gjaku nga gishti mund të tregojnë nëse sistemi imunitar ka filluar të sulmojë pankreasin. Zbulimi i hershëm mund të ngadalësojë sëmundjen dhe të parandalojë komplikime të rënda si ketoacidoza diabetike.

Si sfidë mbetet kë duhet të testojmë, pasi rreziku nuk është i njëjtë për të gjithë. Diabeti tip 1 ka një komponent gjenetik kompleks, nuk shkaktohet nga një gjen i vetëm, por nga kombinimi i shumë gjeneve dhe faktorëve mjedisorë të panjohur. 90% e rasteve nuk kanë histori familjare.

Testimi i familjarëve të afërt është një hap logjik, por studimet në Exeter tregojnë se kombinimi i faktorëve gjenetikë në një vlerësim të rrezikut mund të ndihmojë të parashikohet kush është më i rrezikuar dhe të identifikohen foshnjat që duhet të monitorohen nga afër, një mjet ky që mund të bëhet pjesë e skriningut gjenomik në të ardhmen. /e.t

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV