Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor.

Në një intervistë për Top Channel, ai deklaroi se pengesat për një ndërhyrje ushtarake izraelite tashmë janë hequr dhe se në rast se Irani rifillon aktivitetet për zhvillimin e armëve bërthamore, Izraeli është i gatshëm të veprojë.

Eli Cohen theksoi se shteti izraelit po armatoset intensivisht për t’u përballur me çdo kërcënim potencial nga Teherani.

Duke folur gjithashtu për situatën në Rripin e Gazës, ai u shpreh se operacionet ushtarake në jug synojnë eliminimin përfundimtar të Hamasit.

Ministri shtoi se nëse Hamasi mposhtet, ekziston një plan i veçantë për të ardhmen e Rripit të Gazës dhe për stabilizimin e rajonit.

“Ne treguam aftësitë tona gjatë luftës 12-ditore. Nëse Irani vendos të rinisë programin e armëve bërthamore, ne do ta sulmojmë sërish. Të gjithë kanë frikë të sulmojnë Iranin, por ne jo.

Ne po armatosemi në mënyrë shumë serioze përballë programit bërthamor. Dhe në fakt, ne nuk po luftojmë vetëm për Izraelin, por për të gjithë botën e lirë. Hamas nuk do të qeverisë më në Gaza. Falë operacioneve tona, Nasrallah në Liban është neutralizuar dhe Assad u largua nga Siria. E njëjta gjë do të ndodhë në Gaza.

Eliminimi i Hamasit do t’i hapë rrugë një të ardhmeje ndryshe për banorët e Gazës, ku të drejtat e njeriut, demokracia dhe një ekonomi më e zhvilluar do të jenë të mundshme.”-tha Cohen. m.p.

Të fundit

Politikanët shqiptarë janë shqiptarë deri sa të bëhen ministra!

Nga Kim Mehmeti Politikanët shqiptarë janë shqiptarë vetëm deri sa të bëhen ministra apo këshilltarë të ndonjë burrështetasi maqedonas! Një koleg...

Paketa e Maleve, 500 projektet e para do të jenë pa taksa

Nga zonat më malore të veriut të Shqipërisë e deri në skajin më jugor të saj, interesi i qytetarëve për të përfituar nga ‘Paketa...

Shqiptarët harxhojnë mbi 100 milionë euro në vit për riparimin e elektroshtëpiakeve

Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e shtëpisë po zgjerojnë vit pasi viti shpenzimet e familjeve shqiptare...

Meta: Të hetohet kush i bëri pagesat dhe kujt i dërgoheshin faturat

“Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 Maj me prokurorët e SPAK-ut”. Kështu është shprehur presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta...

“India po financon luftën ruse”

India po financon luftën ruse në Ukrainë, duke blerë naftë nga Moska. Akuza erdhi nga një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump,...

Lajme të tjera

Web TV