“2500 euro dita”/ Eksperti i sigurisë: Vetëm në Tiranë janë 1500 eskorta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prostitucioni vijon të mbetet një aktivitet mjaft i përhapur dhe me të ardhura të larta në Shqipëri, pavarësisht ndërhyrjeve sporadike të policisë. Ky fenomen jo vetëm që nuk është zhdukur, por duket se po zgjerohet gjithnjë e më shumë.

Me afrimin e sezonit turistik, veçanërisht gjatë verës, kur rritet ndjeshëm numri i vizitorëve, shtohet edhe numri i vajzave që ofrojnë shërbime seksuale. Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha se vetëm në Tiranë mendohet të jenë rreth 1 300 deri në 1 500 vajza që ushtrojnë këtë aktivitet. Sipas tij, qytetet bregdetare si Durrësi dhe Ksamili shfaqin një rritje të dukshme të këtij fenomeni, për shkak të fluksit të madh të turistëve që frekuentojnë këto zona gjatë sezonit veror.

Ai tha gjithashtu se çmimet për një orë shërbimi në kryeqytet variojnë nga 100 deri në 200 euro, ndërsa fitimet ditore për një vajzë mund të arrijnë deri në 2,500 euro. Vajzat që ushtrojnë këtë aktivitet janë kryesisht shqiptare, por ka edhe të huaja nga Kina, vende të ndryshme të Evropës dhe Amerika Latine. Këto të fundit shpeshherë lidhen me rrjete të organizuara, ku bashkëpunojnë me shtetas shqiptarë që kanë përvojë në këtë fushë. Për të ushtruar aktivitetin, sigurojnë ambiente me qira, zakonisht përmes platformave si Airbnb.

“Shkojnë nga 100-200 ora, deri në 2 500 euro dita. Ka një prezencë më të shtuar kryesisht Tirana, mendohet rreth 1 300-1 500 vajza, dhe pjesa tjetër pastaj fillon Durrësi me 200-250 dhe qytetet e tjera deri në Ksamil.

U bënë disa vite që kryesisht gjatë sezonit kemi një fluks të shtuar të vajzave që prostituojnë në vendin tonë nëpërmjet disa agjencive të eskortave. Fillimisht filluan nëpërmjet faqeve online. Grupet shqiptare por jo vetëm, grupe kineze, grupe që vijnë nga Evropa dhe Amerika Latine, kanë gjetur një bashkëpunim me shqiptarë të cilët krijojnë një organizim të tillë: Marrin shtëpi me qira, kryesisht AIRBNB”, tha eksperti për “A2 CNN”.

Lexo edhe :  "Me telefonin tim Veliaj foli me bashkëshorten!"/ Zbardhet rrëfimi i gardianit

Megjithëse prostitucioni ndalohet me ligj në Shqipëri dhe është i sanksionuar në Kodin Penal, duket se ky sektor informal vijon të funksionojë me ritme të larta./e.t

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV