Erdogan shpall fitoren kundër “terrorizmit” pas çarmatosjes së PKK-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Procesi i paqes në Turqi

Kurdët shpresojnë që fundi i luftës së armatosur t’u garantojë më shumë të drejta

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi dje se “Turqia ka fituar! Kanë fituar 86 milionë qytetarë!”, duke festuar vendimin e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) për t’i dhënë fund luftës së armatosur dhe për t’u riintegruar në shoqërinë turke.

“Kamxhiku i terrorizmit po vjen drejt fundit,” – tha presidenti, duke iu referuar ceremonisë simbolike të çarmatosjes të mbajtur të premten në Irak, ku militantët kurdë dogjën pushkët e tyre si një akt simbolik. “Sot është një ditë e re; është hapur një faqe e re në histori. Sot janë hapur dyert për një Turqi të madhe dhe të fuqishme,” – tha Erdogan përpara qindra anëtarëve të partisë së tij, AKP (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim), në Ankara.

Vendimi i PKK-së erdhi disa muaj pasi udhëheqësi historik i grupit, Abdullah Öcalan, bëri një thirrje për çarmatosje nga burgu në një ishull turk, ku ndodhet i burgosur prej më shumë se 25 vitesh. Në këmbim të përfundimit të luftës së armatosur, që ka shkaktuar mbi 40,000 viktima që nga viti 1984, kurdët kanë kërkuar reforma për të garantuar të drejtat e pakicës kurde – që përfaqëson më shumë se 10% të popullsisë turke – në rajonet ku ata përbëjnë shumicën.

Një proces i strukturuar

Parlamenti turk do të mbikëqyrë çarmatosjen e milicisë kurde

Aktualisht, Ankara po punon për ta bërë efektiv çarmatimin edhe përtej aspektit simbolik. Në këtë drejtim, Erdogan deklaroi se Parlamenti turk do të jetë vendimtar në ndërtimin e kuadrit ligjor për përfundimin e procesit. “Shpresoj që Parlamenti ynë ta mbështesë këtë proces me pjesëmarrjen më të gjerë të mundshme,” – tha ai.

Lexo edhe :  Zelensky i propozon Trump një marrëveshje të re

Qeveria turke ka ndërmarrë hapa për të formuar një komision parlamentar, i cili do të mbikëqyrë çarmatimin dhe kalimin e PKK-së drejt politikës demokratike.

Reagime të përçara politike

Reagimet politike brenda Turqisë ishin të ndryshme.

Partia pro-kurde DEM, që ka luajtur një rol kyç si ndërmjetëse mes Öcalanit dhe Ankarasë, deklaroi: “Largimi i PKK-së nga armët garanton që jo vetëm çështja kurde, por të gjitha problemet e Turqisë, të zgjidhen në mënyrë demokratike.”

Nga ana tjetër, lideri i partisë ultranacionaliste Zafer, Ümit Özdağ, e dënoi ashpër marrëveshjen me themeluesin e PKK-së të burgosur:

“Jemi përballë një tjetër procesi tradhtie: një vrasës fëmijësh [Öcalan] ftohet në Parlament, ndërkohë që një ligj armiqësor drejtohet kundër opozitës,” – shkroi ai në platformën X, pasi kaloi gjashtë muaj në burg për fyerje ndaj presidentit.

Erdogan reagoi me vendosmëri: “Askush nuk mund ta vërë në dyshim nacionalizmin tim, patriotizmin tim dhe dashurinë e AKP-së për Turqinë.”

Shtypje ndaj opozitës

Në muajt e fundit, Erdogan ka intensifikuar një fushatë të ashpër kundër opozitës, kryesisht ndaj Partisë Republikane Popullore (CHP).

Më shumë se 500 persona, përfshirë kryetarë bashkish si ata të Stambollit, Adanës, Antalias dhe Adiyamanit, janë arrestuar nën akuza për korrupsion ose lidhje me terrorizmin.

Rasti më i bujshëm është ai i kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili u arrestua në mars për korrupsion të supozuar dhe mbështetje ndaj PKK-së. Kjo shkaktoi protestat më të mëdha qytetare në më shumë se një dekadë, si dhe bllokimin e rrjeteve sociale dhe kufizimin e aksesit publik në informim.

Burimi: lavanguardia.com/ Nga Helena Pelicano, shërbimi special nga Bejruti/ Përgatiti për botim: L.Veizi

Të fundit

Rama: “Angela Merkel” do të hapë dyert për më shumë se 1300 nxënës në Kamëz

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të premte, 18 korrik, pamjet e shkollës së re 9-vjeçare “Angela Merkel” në...

The Economist: Kushner do t’i kërkojë qeverisë burime uji për Sazanin dhe Zvërnecin

Nëse planet e tij ecin përpara, Kushner do të presë që qeveria të gjejë burime uji edhe për këto projekte. Nika thotë se të...

Fryrje dhe mavijosje në gjymtyrë, Shtëpia e Bardhë reagon për shëndetin e Trump

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur...

Mirror: Shqipëria një perle evropiane, me qytete me kalldrëm dhe plazhe mahnitëse

Lauren Haughey, gazetare e “Mirror”, e përshkruan Shqipërinë si “vendin më të habitshëm ku kemi qenë ndonjëherë”, në një artikull që vlerëson bukuritë natyrore...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, sa do të shkojnë temperaturat

Këtë të premte, në Shqipëri vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke sjellë edhe në vendin tonë...

Lajme të tjera

Web TV