Kush është pas “pushtimit” të zemrës së Thethit!/ Rama paralajmëron banorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtorët e Bashkive,
Në fjalën e tij kreu i qeverisë u ndal tek Thethi ajo që po ndodh atje me ndërtimet pa leje.

“Përpara se të hyj në disa detaje mbi punën, dua të ndalem një moment te çështja e Thethit.
Kam vënë re që ka një teori shumë për të ardhur keq lidhur me përgjegjësinë, fajin, kush e ka fajin. Duket sikur një pjesë e atyre që komentojnë përpiqen që t’ia lënë fajin strukturave të shtetit. Nga një anë kemi disa njerëz të shlretë të cilët kanë hequr bukën e gojës për të ndërtuar disa banesa, dhe një shtet që i ka lënë ta bëjnë këtë në shkelje të ligjit dhe është kujtuar më tej t’i godasë. Këtu nuk bëhet fjalë për disa të shkretë por individë që nuk janë banorë të vendit, madje në rastin flagrant që u bë dhe shkak i këtij procesi, bëhet fjalë për individë që as nuk janë shfaqur të pretendojnë diçka, Policia po merret me hetimin e se si ka ndodhur dhe kush është pas pushtimit kriminal të qendrës dhe zemrës së Thethit.
Janë ndërtime jo për të futur kokën, por për qëllime fitimi. Nuk besoj se ka një teori për amnistimin e shkelësit të ligjit dhe fajësimin e shtetit. Natyrisht që strukturat kanë përgjegjësinë e tyre dhe e kanë marrë këtë përgjegjësi.

Pritet vendimi i KLP për zonjën Gjeli që nuk ka nisur çështjen. Në Theth janë goditur 40 subjekte, që në shumë raste kishin më shumë se një ndërtesë. Policia ka një numër të konsiderueshëm denoncimesh në prokurori për të subjekte dhe prokuroria nuk ka marrë asnjë veprim”, tha ai./e.t

Të fundit

Në 59% të bashkive, bizneset “person fizik” me rënie për shkak të tkurrjes së popullsisë

Shumica e bashkive të vendit janë duke parë tkurrje të forta të popullatës dhe për rrjedhojë edhe të bizneseve. Të...

Rigerta Loku largohet nga Nisma Thurje/ Dy të rinj më zhgënjyen më shumë se të vjetrit!

Pas Pano Sokos, edhe Rigerta Loku Tushaj ka njoftuar largimin nga Nisma Thurje. Në një postim në rrjete sociale, ajo shpreh indinjatën për përpasjet lidhur me...

Aksidenti tragjik në Lezhë! Ndërrojnë jetë gjyshërit, 6-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë – Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë. Një automjet është përplasur me një trailer me targa...

Moti i kthjellët në të gjithë territorin, parashikimi për ditën e sotme

Ditën e sotme (24 korrik), vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet i...

1943 – Fillon Operacioni “Gomora”: Bombardimi shkatërrimtar i Hamburgut

    Më 24 korrik 1943 nisi Operacioni Gomora, një nga ofensivat ajrore më të shkatërrimtare të Luftës së Dytë Botërore. Britanikët dhe kanadezët sulmuan Hamburgun...

Lajme të tjera

Web TV