Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Mehaj” të qytetit të Koplikut, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën gjatë kryerjes së një pune për hapjen e një pusi uji.
Sipas informacionit paraprak nga Policia, rreth orës 10:30, shtetasi A. H., rreth 55 vjeç, është aksidentuar teksa punonte me një sondë shpimi, duke pësuar dëmtime të rënda që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit./e.t