Kishte ardhur me pushime në Dhërmi me shoqërinë e tij, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, ja për çfarë dyshohet
Njoftimi i Policisë
Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 14.07.2025, pranë një plazhi në Dhërmi, në fushën e volejbollit, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale shtetasi A. H., 20 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhej me pushime së bashku me shoqërinë e tij.
Autopsia mjekoligjore do të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./e.t