E vranë dhe e hodhën në liqen, sherri nisi për drogën në Gjermani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra mbrëmjen e 8 korrikut dhe për të fshehur ngjarjen trupi i 23 vjeçarit u hodh në liqenin e Shkopetit. Tashmë një javë pas ngjarjes, policia ka mundur ta zbardhë atë duke identifikuar 4 autorët e dyshuar, tre prej të cilëve vëllezër. Uniformat blu kanë vënë në pranga dy autorët, Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka, person me precedentë penalë për vepra të ndryshme.

Ata u kapën në Kukës e në Tiranë. Ndërsa në kërkim janë shpallur Kristi Bushgjokaj dhe Aleksandër Bushgjokaj.
Tre vëllezërit Bushgjokaj nga Tropoja të cilës jetonin në Kamëz dhe Petrit Çakrri për të kryer krimin kanë marrë në përdorim mjete me qira në Rinas e në Yzberisht dhe për tre ditë me radhë kanë vëzhguar lëvizjet e Dobrës. Mjetet ata i kanë ndërruar shpesh për të mos rënë në gjurmët e policisë.

E vranë dhe e hodhën në liqen, 2 në pranga 2 në

Një prej vëllezërve Bushgjokaj akuzohet për përkrahje të autorit të krimit pasi rezulton se ka dërguar në Kosovë dy vëllezërit e tij pas kryerjes së vrasjes.

Ndërsa dy vëllezërit e tjerë akuzohen se kanë bashkëpunuar në kryerjen e krimit. Nga hetimet ka rezultuar se autorët kanë tentuar të heqin disa herë GPS e makinave me qira por nuk ia kanë arritur.

Shkak i vrasjes dyshohet të jetë bërë humbja e një sasie droge në Gjermani ku kishte nisur edhe njohja e tyre dhe për këtë vëllezërit Bushgjokaj akuzonin viktimën Renis Dobra.

E vranë dhe e hodhën në liqen, 2 në pranga 2 në

Detajet u dhanë në një konferencë për mediat nga drejtori i Policisë së Dibrës, Artion Duka. Policia është duke punuar për të identifikuar nëse në krim ka persona të tjerë të përfshirë. Në komisariat u shoqëruan edhe 4 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan 20 aparate celularë 7 automjete, një shumë eurosh, një sasi lënde narkotike kokainë, si dhe prova të tjera të cilat do t’i shërbejnë hetimeve. /e.t

Të fundit

Emergjencat Civile: Deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 16:00 janë...

Zelensky i propozon Trump një marrëveshje të re

Vladimir Zelensky ka propozuar një marrëveshje të re strategjike me Shtetet e Bashkuara, ku Ukraina do të ndante teknologjinë e saj të avancuar të...

Monedha euro po zbret nën 97 lekë! Valutat tkurren, jo çmimet

Ditë të vështira po regjistrohen për shqiptarët që mbahen me remitancat, për ata që i mbajnë kursimet e tyre në valutë ose i kanë...

Vjosa Osmani zbulon planin serb: Ja cilat ishin lëvizjet në kufi

Presidentja Vjosa Osmani mbajti pasditen e së enjtes një konferencë për media ku zbuloi planin serb për përshkallzimin e situatës në Kosovë. Sqarimi erdhi pas...

Era favorizon zjarrin, flakët nuk po ndalen në pyjet e Drenovës

Flakët të favorizuara nga era e fortë pasditen e sotme kanë avancuar nga masivi pyjor i Drenovës drejt kodrave të Gorishovës duke u...

Lajme të tjera

Web TV