Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar propozimin e ri për ndryshimin e rregullores së kampionatin “Abissnet Superiore” për fazën “Final 4”.
Pas takimit konsultues me drejtuesit e klubeve, ku shumica shprehën mbështetjen për këtë propozim, Komiteti Ekzekutiv vendosi ta miratojë. Kështu, duke nisur nga sezoni 2025-2026, faza “Final 4” do të funksionojë sipas kësaj rregulloreje:
Kampionati është me 4 faza të rregullta, vajtje – ardhje. Renditja pas 36 javëve përcakton pjesëmarrësit në Final 4.
Katër ekipet e para kualifikohen në Final 4. Pikët në Final 4 do të përgjysmohen, duke marrë për bazë vlerën më të ulët. Të gjitha ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Air Albania”.
Pjesëmarrësit në kompeticionet europiane përcaktohen nga renditja e Final 4. Vendi 9 dhe 10 i “Abissnet Superiore” bie nga kategoria. Vendi i tetë i “Abissnet Superiore” shkon në “play out”. m.p.