Kina rikonfirmon normalizimin e raporteve me BE-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet kineze kanë rikonfirmuar të mërkurën se do të normalizojnë raportet me Parlamentin Evropian, teksa Pekini zyrtar ka për synim të thellojë raportet ekonomike e politike me Brukselin në mesin e tensioneve globale tregtare, ka raportuar Reuters.

“Viteve të fundit, shkëmbimet ndërmjet trupave legjislativë të Kinës dhe Evropës janë përballur me disa pengesa për arsye që dihen shumë mirë”, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Kinës, tek iu ka referuar pretendimeve për abuzime me të drejtat e njeriut në rajonin e Xinjiangut.

“Në rrethanat e tanishme, të dyja palët besojnë se është shumë e rëndësishme që Kina dhe Evropa të përforcojnë dialogun dhe bashkëpunimin”, ka thënë zëdhënësja Lin Jian, duke shtuar se Pekini zyrtar dhe Parlamenti Evropian kanë vendosur për të hequr të gjitha kufizimet sa u përket shkëmbimeve të ndërsjella të ligjvënësve.

Komentet nga Ministria e jashtme e Kinës janë bërë pasi gazeta “South China Morning Post” kishte raportuar se Pekini ka hequr “kufizimet” ndaj ish-ligjvënësit të BE-së, Reinhard Buetikofer.

Normalizimi i raporteve ishte konfirmuar paraprakisht nga Parlamenti Evropian dhe Kina në fillim të këtij viti.

Në marsin e vitit 2021, Kina i kishte vendosur 10 zyrtarë dhe 4 entitete evropiane në listë të zezë, si kundërpërgjigje për sanksionet e Brukselit ndaj zyrtarëve kinezë në Xinjiang.

Komentet e së mërkurës janë realizuar gjithashtu përpara një samiti të liderëve Kinë-BE të planifikuar gjatë këtij muaji, ku presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pritet të takohen me presidentin kinez Xi Jinping dhe kryeministrin Li Qiang në Pekin./E.T

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV