Për pushime në Shqipëri, mbi 300 mijë shqiptarë të Kosovës hynë nga Morina në dy javë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sezoni turistik në Shqipëri ka hyrë në pikun e tij, ndërsa në pikat kufitare me Kosovën po vihet re një rritje e madhe e hyrjeve. Në Doganën e Morinës, fluksi i automjeteve dhe autobusëve me pushues kosovarë është i lartë jo vetëm gjatë fundjavave, por edhe në ditët e zakonshme të javës.

Pushuesit nga Kosova thonë se këtë vit ka më pak probleme në bregdetin shqiptar. Sipas tyre, çmimet janë më të arsyeshme dhe plazhet publike më të pastra dhe më të rregulluara.

Fluks i madh ka edhe në doganën e Kosovës në Vërmicës, ku përveç turistëve, kalojnë edhe shumë emigrantë kosovarë që kthehen për pushime në vendlindje. Shumë prej tyre zgjedhin të kalojnë disa ditë edhe në bregdetin shqiptar, por theksojnë se mikpritja dhe shërbimet duhet të përmirësohen më tej.

Autoritetet doganore në Morinë dhe Vërmicë po punojnë me nga 6 sportele në hyrje dhe dalje, për të shmangur pritjet e gjata. Shtetasit e Shqipërisë dhe Kosovës kalojnë pa kontroll, ndërsa për të huajt janë vendosur procedura të përshpejtuara.

Në mesditë vihet re edhe një fluks i lartë i kamionëve që transportojnë mallra në të dy drejtimet, duke treguar për rritjen e aktivitetit tregtar në këtë periudhë të verës. Sipas informacioneve nga shërbimet SPK Morinë, për datën 01.07.2025 ora 08.00 deri në datën 15.07.2025 ora 08.00, janë përpunuar në hyrje të Shqipërisë, 328,143 shtetas dhe 98,347 mjete dhe në dalje të 367,235 shtetas dhe 122,471 mjete.

Numri i lartë i hyrjeve nga Shqipëria në Kosovë lidhet me disa faktorë.

Një pjesë e madhe përbëhet nga emigrantët kosovarë që kthehen në vendlindje për pushime. Një tjetër pjesë janë turistët e huaj, të cilët gjatë qëndrimit të tyre disa ditor në Shqipëri, zgjedhin të vizitojnë edhe Kosovën.

Lexo edhe :  Lirimi i hapësirave publike/ Protestojnë bizneset: Nuk jemi zaptues, por taksapagues

Si emigrantët kosovarë, ashtu edhe turistët e huaj, përdorin Rrugën e Kombit si korridor tranziti për të hyrë në Kosovë. Ndërsa shifra e hyrjeve në Shqipëri është vetëm e qytetarëve të Kosovës pa përfshirë ato edhe të vendeve të rajonit. /E.T

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV