Berisha me zyrtarin e PPE: Shqipëria nën narko-regjim që ka shndërruar zgjedhjet në farsë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një takim në selinë e PD me Patrick Voller, Drejtorin për Marrëdhëniet me Jashtë të Partisë Popullore Europiane (EPP). Përmes një postimi në Facebook, Berisha bëri të ditur se takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe të hapur, ku u trajtua situata politike në vend.

Gjatë bisedës, Berisha e informoi Voller mbi atë që e cilësoi si “realitet dramatik që po përjeton Shqipëria nën narko-regjimin e Edi Ramës”, duke e akuzuar mazhorancën për manipulim të zgjedhjeve dhe kontroll të institucioneve.

Ai foli për zgjedhjet e 11 majit, që sipas tij u karakterizuan nga një “farsë elektorale”, ku u përdorën patronazhistët, teknologjitë e manipulimit dhe ndikimi i karteleve të drogës për të vendosur kandidatë të caktuar në pushtet me dhjetëra mijëra vota të fabrikuara.

 

 

Berisha falënderoi Voller dhe drejtues të tjerë të EPP, përfshirë Presidentin Manfred Weber, eurodeputetët Michael Gahler dhe David McAllister, për mbështetjen e tyre ndaj opozitës shqiptare dhe angazhimin për ngritjen e një grupi të posaçëm që do të vijë në Shqipëri për të vëzhguar nga afër situatën./e.t

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV