Nga Meaghan Tobin, The New York Times
Kur OpenAI ndaloi aksesin e sistemeve të saj të avancuara të AI-t për Kinën në korrik të vitit të kaluar, zhvilluesit kinezë nuk u brengosën.
Ata iu drejtuan sistemeve me kod të hapur (open-source), si ajo e kompanisë Meta. Por brenda një viti, përfshirja kineze në garën globale ka ndryshuar thelbësisht.
Kompani si DeepSeek dhe Alibaba kanë publikuar modele të tyre open-source që renditen ndër më të avancuarit në botë.
Kina ka ngushtuar hendekun me SHBA-të në zhvillimin e teknologjive që rivalizojnë Inteligjencën Njerëzore — dhe kjo nuk është rastësi.
Qeveria kineze ka investuar jashtëzakonisht gjatë një dekade për të bërë Kinën një superfuqi të AI-t, duke përdorur të njëjtën qasje që e bëri botërisht të njohur në industrinë e automjeteve elektrike dhe të paneleve diellore.
“Kina po mbështet të gjithë zinxhirin e teknologjisë së AI-t, nga çipet dhe qendrat e të dhënave deri te energjia”, deklaroi Kyle Chan nga RAND Corporation.
Që prej 10 vjetësh, Pekini ka shtyrë kompanitë të krijojnë kapacitete prodhimi në industri të teknologjisë së lartë, që më parë vinin tërësisht nga importet.
Kjo ka bërë Kinën prodhuesin e një të tretës së prodhimit botëror industrial. I njëjti model po zbatohet edhe te komponentët kritikë të AI-t: fuqia kompjuterike, inxhinieria, burimet e të dhënave.
Shteti ka përdorur këtë politikë industriale për të kundërpërgjigjur përpjekjeve të administratave amerikane – që nga Trump dhe më pas – për të kufizuar eksportet e çipeve të avancuar për Kinën, sidomos ato të Nvidia-s.
Megjithatë, pavarësisht këtyre kufizimeve, kompani si Huawei kanë zhvilluar alternativa për teknologjinë e Nvidia-s që vazhdojnë të avancojnë.
Ndryshe nga SHBA-të, ku kompanitë private si Google dhe Meta investojnë miliarda dollarë në qendra të të dhënave, në Kinë është shteti që financon pjesën më të madhe të infrastrukturës së AI-t: qendrat e të dhënave, serverët me kapacitet të lartë dhe gjysëmpërçuesit.
Për të përqendruar talentin inxhinierik në përpjekje të përbashkëta, qeveria kineze është angazhuar në fonde nën drejtimin e universiteteve dhe bashkëpunimit me grupet teknologjike Alibaba dhe ByteDance.
Për më tepër, bankat dhe qeveritë lokale kanë ofruar hua për qindra startup-e.
Që nga 2014, Kina ka shpenzuar rreth 100 miliardë dollarë për industrinë e çipave, dhe në prill 2025 ka ofruar edhe 8.5 miliardë për startup-et e reja në AI.
Zona si Hangzhou, me kompani si Alibaba dhe DeepSeek, formësojnë qendra rajonale të inteligjencës artificiale, me përfitime prezente dhe reale për kompanitë që vendosen atje.
Siç thotë Jia Haojun, themeluese e Deep Principle: “Nëse qeveria na mbulon edhe 10–15% të kostove për hulumtime, është vlerë e madhe”.
Ndihma përfshinte 2.5 milionë dollarë subvencion në Hangzhou, zyrë dhe ndihmë për strehim për punonjës.
Ndryshe nga Perëndimi, ku modele si të OpenAI dhe Google janë të mbyllura dhe me pagesë, ajo kineze ofron shumicën e teknologjive me burim të hapur, duke krijuar një pikë kontakti për inxhinierët globalë dhe duke nisur një formë të re të fuqisë së butë (soft power), ashtu si ka ndodhur më parë me Big Mac dhe filmat hollywood-ianë, sipas Kevin Xu nga Interconnected Capital.
Kina thekson se përsa kohë sistemi i saj nuk pengohet përmes kufizimeve, ajo do ketë një alternativë të qëndrueshme, edhe nëse pak a shumë inferior ndaj Nvidia-s.
Si përfundoi Sam Altman i OpenAI: “Ne luftojmë për fitore të AI-t demokratike ndaj asaj autoritare”, duke sinjalizuar luftën e hapur ideologjike midis sistemeve./e.t