Kishin zënë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike/ Procedohen penalisht tre persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike. Lirohen hapësira të tjera në plazhin e Currilave, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme.

“Gjatë kontrolleve, në hapësira publike, në plazhin e Currilave, në lagjen nr. 1, u hoqën dhe u sekuestruan në total 91 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 3 shtetas. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. D., 33 vjeç, D. V., 56 vjeç dhe E. H., 34 vjeç, të tre banues në Durrës”, njofton policia.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror./e.t

Të fundit

Shlyerja e faturave të papaguara, OSHEE miraton paketë të re për t’i paguar me këste

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka miratuar një paketë të re aktmarrëveshjesh që lehtësojnë pagesën me këste të...

“Miliona euro dëm Shqipërisë”/ “Bankers” kërcënon me arbitrazh ndërkombëtar

Me anë të një deklarate për mediat, kompania “Bankers Petroleum” ka reaguar zyrtarisht për hetimet e prokurorisë ndaj drejtuesve të kësaj kompanie, të cilët...

“Të japim të dy dorëheqjen”/ Lapaj sfidon Shabanin

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me përplasjen mes...

Kontrolle në tregje dhe fermerë/ Tatimet bllokojnë 63 tonë mallra pa kupon

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vijon aksionin për sigurinë ushqimore në vend, me sekuestrime të tjera të mallrave të skaduara apo pa faturë. Informohet se si...

‘Na duhen njerëz të ditur’/ Rama: Shqipëria s’ka nevojë për juristë, mund t’i eksportojmë

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka nevojë për ata studentë që përgatit Universiteti Bujqësor i Tiranës. Per juristë, tha ai, vendi nuk ka nevojë, pasi...

Lajme të tjera

Web TV