Sipas informacionit paraprak, një 15-vjeçar me shtetësi polake ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të katërt të një shtëpie pushimi. Adoleshenti është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja po hetohet, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës./e.t