Qyteti i Malagës në Spanjë ka rikthyer këtë verë fushatën “Përmirëso sjellen tënde”, duke u bërë thirrje turistëve të sillen me respekt.
Mes rregullave të reja janë: “vishuni plotësisht”, “mos bëni zhurmë” dhe “mos dilni me veshje të papërshtatshme jashtë plazhit”.
Posterat me 10 rregullat e etikës turistike tashmë janë vendosur në autobusë, billboard-e dhe rrjete sociale.
Qyteti kërkon që vizitorët të shmangin britmat dhe muzikën e lartë natën, të përdorin kazanët e mbeturinave dhe tualetet publike.
Skuterët dhe biçikletat janë ndaluar në zonat këmbësore, ndërsa zhveshja në rrugë është e papranueshme.
Gjobat për shkelje si ndotja, zhurma apo dehja në publik janë rritur deri në 750 euro.
Fushata synon të ulë tensionet mes vendasve dhe turistëve, pasi shumë banorë ndihen të lodhur nga fluksi dhe sjellja e keqe.
Megjithatë, disa vendas thonë se problemi shkon përtej etikës – dhe lidhet me vetë modelin e turizmit masiv. /E.T