Operacioni “fadroma” te Arena

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Tirana është qyteti ku edhe hapësira publike ka nevojë për mbrojtje nga vetë shteti. Duket si paradoks, por është realitet: aty ku ka më shumë hapësirë, liria ngushtohet me shirit skene policie dhe me fadroma.

Prej ditësh, lokalet në zonën e Arenës në Tiranë po përballen me vizita të njëpasnjëshme nga policia bashkiake, IKMT dhe strukturat e tjera me fanelë reflektuese.

Pamja sonte i kaloi kufijtë e çdo ironie: hapësira rreth Arenes  u kthye në “skenë krimi” shiriti u shtri, policia u rreshtua dhe një fadromë zuri vendin e klientëve.

Po për çfarë bëhet fjalë?

Për një hapësirë që:

Nuk pengon askënd; këmbësorët ecin, bizneset punojnë, qytetarët gëzojnë.

Hapësirë që ka marrë vlerë jo falë bashkisë, por falë investimeve të vetë bizneseve.

Është hapësirë në sajë të se cilës jetojnë lokalet sepse hapësira brenda është sa një kuzhinë garsoniere.

Bashkia vetë përfiton nga taksat për këto sipërfaqe.

Sigurisht, hapësira publike është për qytetarët, jo për ta zaptuar. Por kur qytetarët janë vetë aty, duke konsumuar, duke shijuar qytetin, duke e kthyer në pikë atraktive, atëherë ky nuk është uzurpim, por jetë urbane.

Sigurisht që çdo shesh pallati është pronë e banorëve dhe jo e uzurpatoreve, por duhet dikush te kujtohet që në këtë stinë zjarresh nuk duhet që bashkë me të thatin të digjet dhe i njomi.

Fatkeqësisht, në vend të një rregullimi racional, ndërhyhet me brutalitet. Ndaj pamjet nga Arena sot i bënin turistët të pyesnin me sinqeritet:

“Po xhirohet ndonjë film këtu”?

Kur në një vend te qete ka më shumë efektivë policie sesa në një protestë, pyetja është: a duam të kemi qytet me jetë e rregull apo qytet vetëm me rregull?

Të fundit

Pasuria private nën shënjestrën e drejtësisë penale

Nga Ylli Manjani Ngatërrimi i drejtësisë penale me marrëdhëniet juridiko-civile të pronës përbën një ndërhyrje të rrezikshme në të drejtën...

Arabia Saudite nis ndërtimin e aeroportit më të madh në botë, do hapet në 2030

Arabia Saudite ka nisur ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Mbretit Salman, i cili pritet të jetë më i madhi në botë dhe të hapet...

Marrëdhënia e njeriut me vdekjen, ekzekutimi i parë në karrige elektrike

6 gusht 1890 Nga Leonard Veizi Njeriu është qenie e vetëdijshme për vdekjen. Ai nuk e përjeton vdekjen vetëm në fund, por e mendon gjatë gjithë...

Shkenca ngre alarmin: Tokës po i mbaron oksigjeni më shpejt nga sa mendonim

Oksigjeni është jetik për ekzistencën tonë, por për sa kohë do të vazhdojë të na mbështesë? Një studim i ri i realizuar nga shkencëtarë të...

Çështja “Bankers”, Apeli merr sot vendimin për masat e sigurisë

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë për ditën e sotme vendimin për masat e sigurisë ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të arrestuar për evazionin...

Lajme të tjera

Web TV