Shehaj: Rama ka gjithmonë një plan! Ja pse e nisi aksionin nga Vlora dhe jo në Theth!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar në emisionin “Log” se debati politik në vend është i orkestruar nga Edi Rama. Sipas Shehajt, Rama ka gjithmonë një plan ndryshe nga opozita që nuk ka një agjendë të saj.

Kreu i Partisë Mundësia komentoi edhe aksionin Ramës për shembjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike.

Sipas tij, Rama e nisi aksionin nga Vlora pasi nëse do ta niste nga Thethi, do thonin që e ka me malësorët që nuk e votuan.

“Debati politik orkestrohet nga Rama, kjo nuk është çudi, sepse ndodh nga 2013. Ajo që më bëri më shumë çudi, kur u bëra pjesë e politikës në 2017, opozita në një farë mënyre nuk kishte një agjendë politike, nuk kishte një plan mediatik, si do të impononte agjendën e vet opinionit publik.

Natyrisht që nuk ishte e lehtë, sepse Edi Rama kontrollon praktikisht çdo gjë. Edhe aty ku nuk ka kontroll absolut, ka ndikim në media apo në të tjera gjëra.

Rasti konkret, ai i fundit me lirimin e hapësirave publike. Rama ka një plan të vetin dhe do ta implementojë atë. Nuk shkon direkt për t’u prishur banorëve të Thethit investimet e tyre, por e fillon nga Vlora.

Dhe të gjithë habiten se si një ditë të bukur në Vlorë, ku ai kishte bërë fushatë, shfaqet duke kërkuar lirimin e hapësirave publike.

Ai ka vajtur më shpesh se unë në Vlorë që jam vlonjat. E filloi nga Vlora sepse po ta fillonte direkt nga Thethi, do thonin e ka me malsorët, me Veriun që nuk e votoi. Pra, ai ka një plan gjithnjë.”-tha Shehaj.

Lexo edhe :  Katër të arrestuar për flakët në Berat, kamerat filmojnë një prej zjarrvënësve

Shehaj, ka komentuar dhe përplasjen mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit.

Shehaj u shpreh se kjo përplasje ishte e pritshme ndërsa theksoi se ndryshe nga këto parti, “Mundësia” do të bëjë politikë serioze duke mbajtur premtimet.

Ishte një gjë që pritej, nuk ka njeri në Shqipëri që njeh politikën mos të ketë kuptuar se ajo gjë do të përfundonte vetëm në atë mënyrë si përfundoi. Ne do të përpiqemi që ti japim shqiptarëve një politikë serioze, politikanët gjykohen për premtimet që japin.

Kjo është politika dhe nëse duam të bëjmë kontrastin me politikanët e vjetër, do e bëjmë pikërisht mbi këtë gjë. Jemi përqëndruar tek alternativa jonë. Se çfarë mendoj unë për Adriatik Lapaj e kam thënë dhe faktet më japin të drejtë“-tha Shehaj./e.t

Të fundit

25 sanitare të spitalit psikiatrik të Vlorës: Kemi dy muaj pa marrë rrogën

Sanitaret e Spitalit Psikiatrik në Vlorë kanë dalë në protestë për mungesën e pagës prej dy muajsh ndërsa kanë...

1940 – “Dita më e vështirë”: Kur qielli mbi Britani vendosi fatin e Evropës

Më 18 gusht 1940, ndodhi ajo që më vonë do të njihej si “Dita më e vështirë” (The Hardest Day) – një nga përballjet...

Sherri për parkimin shkon në dhunë, dy vëllezërit plagosin nënë e bir

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku një konflikt për parkimin e automjetit degjeneroi...

Borussia Dortmund dhe Niko Kovac shtrëngojnë duart

Vlera e Niko Kovac po rritet ndjeshëm në Dortmund. Negociatat për rinovimin e kontratës së trajnerit janë duke u zhvilluar dhe duket se janë...

Aksident në Greqi, tre shqiptarë shkrumbohen brenda makinës

Tre shqiptarë kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti tragjik të ndodhur mesditën e së hënës në...

Lajme të tjera

Web TV