Thyen dhe grabitën të njëjtën tabakino dy herë në Tiranë, arrestohen dy të rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Tabachino”, duke goditur një rast të përsëritur të vjedhjes në një tabakino në kryeqytet. Hetimet e Komisariatit Nr. 4 çuan në zbardhjen e dy vjedhjeve të kryera me thyerje, njëra e ndodhur më 30 qershor dhe tjetra më 16 korrik 2025.

Si rezultat i operacionit, u identifikuan katër autorë të dyshuar. Dy prej tyre, shtetasit E. S., 22 vjeç, dhe A. A., 19 vjeç, u kapën dhe u vunë në pranga, ndërsa për dy të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç është nisur procedimi në gjendje të lirë.

Sipas hetimeve, të rinjtë dyshohet se kanë bashkëpunuar në vjedhjen e artikujve të ndryshëm me vlerë rreth 80 mijë lekë në biznesin e shtetases B. K.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, policia vijon punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të ngjashme kriminale në qytet./e.t

Të fundit

Pesë raste dhune në familje gjatë 24 orëve në Tiranë, arrestohen autorët

Pesë raste dhune në familje janë konstatuar gjatë 24 orëve në Tiranë. Njoftimi i plotë: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan...

Kishëza Sistine, si u ngrit një nga monumentet më të famshme të artit në botë

9 gusht 1483 Në vitin 1483, u përurua zyrtarisht Kishëza Sistine (Cappella Sistina), një nga monumentet më të famshme të artit dhe arkitekturës në...

Kur dhe ku do të takohen Trump dhe Putin!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se të premten, më 15 gusht, do të zhvillojë një takim historik me...

Asgjë e re nga SPAK

Nga Ylli Manjani Lëshohen urdhër arreste për x persona.  Gjysmat e të arrestuarve janë nën arrest, pra në paraburgim për çështje të tjera. Kapen 3, dhe...

Situata me zjarret, Mbrojtja: 18 vatra zjarri të evidentuara, vijojnë aktive 7 prej tyre

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 vatra zjarri, ndërsa 7 janë aktive. Aktualisht, janë aktive...

Lajme të tjera

Web TV