E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur turk Emre Törün ka ndërruar jetë më 16 korrik, pas një lufte të gjatë me sëmundjen e kancerit. Artisti 52-vjeçar la pas një karrierë të pasur në teatër, televizion dhe kinematografi, duke lënë gjurmë në një sërë produksionesh të njohura.

Aktori turk ka qenë i njohur edhe për publikun shqiptar. Ai është shfaqur në ekranin e Vizion Plus nëpërmjet serialit Dünyaya Hükümdar Olmaz (Familja e Madhe) ku fitoi popullaritet me rolin e Nevzat Çankırılı, në Tring në serialin Üç Kız Kardeş” (Tri mortrat) dhe jo vetëm.

Në kujtim të tij, këtë të enjte u mbajt një ceremoni përkujtimore ku morën pjesë familjarë, kolegë dhe dashamirës të artit, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit aktorit me emocione dhe lot. Një nga momentet prekëse ishte kur vajza 15-vjeçare e Emre Törün, Delfin, përqafoi arkivolin e babait të saj dhe derdhi lot.

Gruaja e tij, Nurkan Törün, dhe nëna e Emre Törün, nuk mundën të përmbanin dhimbjen, ndërsa të pranishmit u përpoqën t’i mbështesin në këtë moment të vështirë. Ceremonia u pasua nga varrimi në varrezat e Karacaahmet.

Artistë të njohur, përfshirë aktorët Erkan Bektaş dhe Müjde Uzman, morën pjesë në homazhe, duke nderuar figurën dhe trashëgiminë artistike të Törün. Müjde Uzman u pa tepër e prekur gjatë fjalimeve dhe momenteve të ndjera të ceremonisë shkruan pp.hilsn.com.

Të fundit

Mjerë gazetaria dhe gazetarët: Kur rakia bëhet analizë dhe rrushi koment politike

Nga Ilir Demalia Dje, teksa po shfletoja kanalet televizive siç shfletohet një gazetë e stërvjetruar që mblidhinin  bukën për punë në...

Nuk ndalet zjarri në Dukat, flakët rrezikojnë Parkun e Llogarasë

Zjarri në malin e Dukatit në Vlorë mbetet ende aktiv, pavarësisht se një ditë më parë u raportua se ishte vënë nën kontroll. Flakët janë...

Për delirantët e PD bëjnë ciu ciu në FB dhe në mbledhje duartrokasin Berishën

Myslim Murrizi ka qenë i fttuar për një intervistë në RTSH, një ditë më parë. Ndër të tjera, Murrizi kritikoi situatën në PD, e cila,...

“Nuk kishim lekë për biletën e avionit”, arrestohen në Berat dy prostituta nga Vietnami

Me kërkesën e Prokurorisë së Beratit janë arrestuar dy shtetase vietnameze dhe pronari i një banese. Vietnazmet ishin të organizuara nga një person ende...

Parkimet e gabuara në Tiranë, procedohen penalisht 24 persona

Policia e Tiranës ka intensifikuar aksionet kundër parkimeve të gabuara që pengojnë qarkullimin në kryeqytet, duke proceduar penalisht 24 shtetas për bllokim të qëllimshëm...

Lajme të tjera

Web TV