Një 23-vjeçar shqiptar në Gjermani ka arritur që të arratiset gjatë transportit të të burgosurve në Baden.
Sipas medias gjermane, Badener Tagblatt, i riu, në momentin e arratisjes, kishte veshur pantallona të zeza, një xhaketë të zezë dhe këpucë të bardha.
Pavarësisht kërkimeve të autoriteteve gjermane, ai ende nuk është gjetur. Ndërkaq, teksa u arratis, duart e tij ishin ende në pranga.
Zëdhënësi i policisë, Pascal Wenzel, shpjegon se arsyeja e arrestimit të të riut ishte një “vjedhje ose mashtrim pasuror”. Ai shtoi se momentalisht nuk mund të jepen informacione të mëtejshme nga ana e policisë.
Pak më shumë detaje jep Annette Kielholz, zëdhënëse e Departamentit të Ekonomisë dhe Punëve të Brendshme: “Për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale, nuk mund të komentojmë për veprat konkrete. I arratisuri ishte dënuar tashmë në shkallën e parë, por vendimi nuk është ende i formës së prerë.” Ai ishte në proces transferimi në një burg tjetër rajonal kur u arratis./kb