Mesazhet kërcënues ndaj Endri Shabanit/ Reagon partia e Lapajt: Refuzojmë gjuhën e dhunës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një audio me mesazh kërcënues ndaj kryetarit të partisë “Nisma Thurje”, Endri Shabani ka qarkulluar në rrjet, ku mësohet se është dërguar në platformën WhatsApp nga një numër që mbart një ndër kodet e qytetit të Torontos në Kanada.

“O Endri, më dëgjo. Dole shumë i pabesë. Do të kushtojë rëndë kjo.Do të kushtojë jashtë mase rëndë. Ne nuk do ta lëmë kurrë, por kurrë, Adriatikun vetëm.

Adriatiku prapa ka një ushtri të tërë. Por ti me ato nënrrogozet e tua, bashkë me atë dajo p.dh motrën, që do ta gjejë se ska ku në p.dh motrës së vejë, ke bërë gabim të rëndë shumë. Të futëm në gjirin tonë se të besuam, por dolët shumë të pabesë.”, thuhet në mesazhin zanor dërguar Endri Shabanit në ëhatsap.

Pas publikimit të audios në rrjetet sociale ka reaguar lëvizja “Shqipëria Bëhet” e cila thotë se distancohet nga gjuha e dhunës, fyese e kërcënuese.

 

 

“Në dritën e ngjarjeve të fundit dhe përmbajtjeve të publikuara në rrjet, dëshirojmë të sqarojmë se nuk përfaqësojmë dhe nuk mbështesim asnjë formë gjuhe fyese, kërcënuese apo të dhunshme që bie ndesh me vlerat tona.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë ndjekësve tanë, simpatizantëve, aktivistëve dhe anëtarëve të angazhuar me ne, të refuzojnë në çdo moment gjuhën e dhunës pavarësisht ngarkesës emocionale nga çdo padrejtësi”, thuhet në reagimin e partisë së Adriatik Lapaj.

Në reagim thuhet se sa i takon çështjes së mandatit për të cilën janë përplasur ditët e fundit dy ish-bashkëkryetarët e koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit, partia e Lapaj thotë se nuk po i shmangen përgjegjësisë, por po bëjnë çdo përpjekje të ndershme për të ruajtur besimin që na keni dhënë.

Lexo edhe :  Me çekiç në dorë, i riu nga Mamurrasi tenton të grabisë marketin

“Sepse për ne, gara e ndershme dhe meritokracia janë dy shtyllat mbi të cilat u ngrit “Shqipëria Bëhet”. Ishin të vetmet armë që kishim përballë një sistemi të kalbur. Ishin këto dy parime që frymëzuan 64.000 qytetarë të na mbështesin pa interes”, thuhet në reagim.

Më pas, “Shqipëria Bëhet” thotë se po kërkon thjesht që marrëveshja parazgjedhore të realizohet ashtu siç u dolëm qytetarëve në fushatë. Është pikërisht ajo pika që dëshmon qasjen tonë për garën.

“Theksojmë se ne nuk do të heqim dorë nga besimi që gara e ndershme është rruga e vetme për të rikthyer besimin në demokraci. Përtej çdo shantazhi e hileje, brenda e jashtë sistemit, ne do të qëndrojmë.

Jemi në pritje të reflektimit dhe uljes për zgjidhje nga pala tjetër në Koalicion. Ne e konsiderojmë këtë një moment që duhet tejkaluar si detyrë ndaj zgjedhësve tanë. Jemi në pritje të Z.Shabani dhe Z.Soko për ta adresuar me maturi e të vazhdojmë punën për zgjedhjet vendore”, thuhet në reagimin e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”./e.t

Të fundit

Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë, dy avionë Canadair ndihmojnë për shuarjen e zjarreve

Ashtu siç ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu paralajmëroi, pasi vizitoi në spital tre zjarrfikës që po trajtohen me ndihmë...

Turistët hollandezë u bllokuan në liqen me kanoe, babë e bijë nxirren në breg nga policia

Në zonën e Tushemishtit, në Pogradec, policia kufitare i ka ardhur në ndihmë dy turistëve hollandezë, babë e bijë, pasi kishin dalë në liqen me...

Itali, koncerti i rusit të lidhur me Putinin anulohet pas protestave

Një koncert i planifikuar në Itali nga dirigjenti i njohur rus Valery Gergiev, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me presidentin Vladimir...

Dramë te Barcelona: Ter Stegen bllokon regjistrimin e blerjes së re?

Barcelona mund të detyrohet të shtyjë regjistrimin e Joan Garcias, pasi Marc-Andre Ter Stegen po shqyrton mundësinë e një operacioni për një dëmtim në...

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur

Aktorja legjendare, Eileen Fulton, e njohur për rolin e saj ikonik në serialin “As the World Turns”, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Fulton u...

Lajme të tjera

Web TV