Nisin ditët më të nxehta të verës/ Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat në fundjavë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fundjava do të jetë me mot të nxehtë dhe të thatë. Temperaturat do të prekin nivelin e 40 gradëve në disa qarqe, ndërsa maksimumi arrin të dielën.

“Fundjavë mjaft e nxehtë. E shtuna me mbizotërim të diellit me një rritje të lehtë të temperaturave, por dita e diel do të ketë një rritje të theksuar, duke kthyer kështu vlerat 40 gradë në shumë qytete të ultësirës perëndimore. Moti do të jetë i kthjellët, megjithatë ditët më të nxehta do të jenë të dielën dhe javën që vjen. Këto do të jenë ditët më të nxehta të verës deri më tani”, tha Lajda Porja.

Po cilat janë qytetet të cilat do të regjistrojnë temperaturat më të larta?

“Të dielën presim 40 dhe lehtësisht mbi 40 gradë në qarkun e Beratit, Elbasanit, do të jetë Gjirokastra, Shkodra – kryesisht Kopliku – më pas në vijën e dytë të frontit, me temperatura pak më të ulëta që mund të jenë një ose një gjysmë gradë më pak freskët, do të jenë Tirana, Fieri, Lushnja.”

Edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë gjatë kësaj fundjave temperatura të larta, ku në Shkup do të shkojnë deri në 40 gradë./e.t

Të fundit

Situata me zjarret, “Mbrojtja” bën bilancin: 21 vatra në territor, 3 janë aktive

Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 18...

Në Gaza mbijetojnë vetëm më të fuqishmit – të tjerët mbesin duarbosh

Nga Nagham Zbeedat, Haaretz Në cepin e shkatërruar jugor të Rripit të Gazës, Um Balsam qëndron brenda një tendë të sajuar me çadra plastike e...

Qyteti spanjoll ndalon festimin e Fitër dhe Kurban Bajramit në vende publike

Autoritetet lokale të qytetit Jumilla në Spanjë kanë ndaluar komunitetin mysliman që t’i shfrytëzojë hapësirat publike, si qendrat apo sallat e sportit, për të...

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter goditi sot në mesditë Greqinë jugore. Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet u regjistruan në orën 12:49...

Apollonia dhe Bylisi, grekë apo ilirë?/ Një përgjigje nga Neritan Ceka

A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i vjetër, i mbajtur gjallë më shumë nga interpretimet politike...

Lajme të tjera

Web TV