Pagat rriten, 366 miliardë lekë në arkë, por shpenzimet frenohen nga zgjedhjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në gjysmën e parë të këtij viti, në arkën e shtetit u futën gati 366 miliardë lekë. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se, në krahasim me janar-qershorin e vitit të kaluar, të ardhurat në buxhetin e shtetit janë zgjeruar me 22.8 miliardë lekë, ose 6.7 për qind.

Pagat rriten, 366 miliardë lekë në arkë, por shpenzimet

“Ky është niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë dhe unë mendoj se arsyeja kryesore në këtë ecuri është strategjia për menaxhimin e të ardhurave dhe shpenzimeve”, thotë për A2 CNN Eriola Hoxha, pedagoge, eksperte për ekonominë.

Peshën më të madhe në rritjen e të ardhurave gjatë gjashtëmujorit të parë e ka mbajtur tatimi mbi pagat. Rritja e pagës për punonjësit e administratës publike, por edhe aksioni i tatimeve kundër nëndeklarimit të pagave, kanë bërë që arka e shtetit të përfitojë gati 41 miliardë lekë.

Pozitivisht ka ndikuar edhe shtimi i konsumit, i nxitur edhe nga turizmi. Nga janari deri në qershor janë mbledhur 33.2 miliardë lekë nga TVSH-ja, rreth 20.8% më shumë se vitin e kaluar.

Pagat rriten, 366 miliardë lekë në arkë, por shpenzimet

“Kjo rritje e TVSH-së tregon qartë se konsumatorët janë aktivizuar më shumë, dhe turizmi luan një rol të rëndësishëm në këtë përmirësim”, thotë Hoxha.

Ndërkohë, shpenzimet në fund të qershorit arritën në 332.5 miliardë lekë. Edhe pse në rritje me 41.2 miliardë lekë në raport me gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, përsëri mbeten më të ulëta sesa të ardhurat.

Ndikim në ecurinë e dobët të shpenzimeve, kryesisht atyre kapitale që lidhen me investimet, patën zgjedhjet e 11 majit, të cilat kufizojnë shpenzimet, pasi konsiderohen në shkelje me Kodin Zgjedhor.

Pagat rriten, 366 miliardë lekë në arkë, por shpenzimet

“Ndërsa të ardhurat po rriten, shpenzimet kanë qenë të kufizuara, sidomos në investimet kapitale, për shkak të periudhës zgjedhore, që ndikoi në ritmin e zbatimit të projekteve”, thotë Hoxha.

Lexo edhe :  Niveli më i ulët historik! Rënia e euros në këmbim me lekun, thyen rekorde të reja

Të ardhurat dukshëm më të larta se shpenzimet bënë që ekonomia e vendit të mbyllej pozitivisht në gjashtë muajt e parë të vitit, me mbi 33 miliardë lekë të kursyera.

Pagat rriten, 366 miliardë lekë në arkë, por shpenzimet

Të fundit

“Prometeja e Kuvendit si urë lidhëse mes Ekzekutivit dhe Legjislativit”

Nga Klevis Bakillari Elisa Spiropali, një emër që përdoret shpesh si sinjal lëvizjeje dhe transformimi në politikën shqiptare, u emërua...

17 gusht 1999 – Tërmeti i Izmit, nata kur Turqia u drodh

Në orët e para të mëngjesit të 17 gushtit 1999, në orën 3:02 pas mesnate, qetësinë e natës turke e përshkoi një britmë e...

Sondazhi me turistët, cilat janë pjatat dhe pijet e tyre të preferuara në Shqipëri

Kuzhina shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë vlerësim nga turistët e huaj, duke u kthyer në një përvojë kyçe për ta të udhëtimit...

Dilema e liderëve evropianë pas ftesës në Shtëpinë e Bardhë: Të shmangin kurthin e Trump

Evropianët dhe britanikët janë aktualisht në duart e Donald Trump sa i përket çështjes së Ukrainës, dhe momenti i së vërtetës po afrohet. Armëpushimi është...

Zelensky: Rusia po e ndërlikon përfundimin e luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se refuzimi i vazhdueshëm i Rusisë për të pranuar një armëpushim po e komplikon përpjekjen për të përfunduar...

Lajme të tjera

Web TV