Sezoni turistik/Zona e Adriatikut 90% e mbushur me pushues, Jugu ka luhatje! Shkak çmimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është listuar një nga 7 vendet më të përballueshme në Europë për udhëtarët. Në lidhje me këtë renditje në ‘Sot Live në Shqipëri’ ishte i ftuar ekspert i turizmit Ferjolt Ozuni.

Ozuni u shpreh se bregdeti i Adriatikut preferohet më shumë sesa ai i Jonit kryesisht për shkak të çmimeve që ka.

“Ne kemi një problem të madh që e ka shprehur shpeshherë edhe kryeministri. Vazhdojmë edhe ecim me parimin (kap ça të kapësh). Dhe shpeshherë çmimet kanë një luahatje duke ndikuar negativisht në turizëm. Për shembull pas 2021, pas pandemisë kemi pasur fatura shumë të larta (ku dy vezë në Jug arritën deri në 30 mijë lekë).

Në bregdetin e Jonit çmimet kanë qenë të frikshme. Sot në këto zona kemi më pak turistë. Po të shohim kemi një shkëputje të turistëve nga Joni në Adriatik. Zona e Adriatikut është e mbushur mbi 90%. Kështu në Velipojë e Shëngjin në tani nuk frekuentohet vetëm nga qytetarë të Kosovës, por kemi edhe nga Polonia, Rumania e Hungaria. Durrësi ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë pjesën më të madhe të ‘charteve’. Ndërsa jugu ka pasur luhtaje”, tha Ozuni.

Teksa u pyet nga gazetari Nertil Agalliu se përse polakët preferojnë Shqipërinë për të pushuar dhe jo Turqinë, Ozuni nënvizoi se vendet si Turqia apo Greqia, qytetarët polak i kanë ekspoloruar për vite me radhë.

“Polakët e kanë eksploruar Turqinë dhe Greqinë me vite, ndërsa Shqipëria është e re në hartë për turizmin. Një pjesë e madhe e agjencive polake kanë guidat e tyre, kanë hotelet dhe apartamentet e tyre, madje ata organizojnë edhe evenimente për qytearët e tyre. Polakët janë ata që mbajnë rolin e liderit të ‘charteve’ në Shqipëri dhe janë ata që kanë numrin e turistëve me të lartë në bregdetin e Adriatikut. Dhe kjo sepse Adriatiku ka afrimitetin me portin, turet një ditore, psh një udhëtim në Berat është me lehtë nga Durrësi sesa nga Saranda”, shtoi ai.

Lexo edhe :  BE-ja pezullon takimet zyrtare me Kurtin

Ozuni theksoi se kohët e fundit janë shtuar edhe artikujt për Shqipërinë dhe të gjithë ata që janë të interesuar për vendin tonë lexojnë këto artikuj.

Në fund të intervistës Ozuni nënvizoi gjithashtu se Shqipërinë duhet ‘ta shesim’ jo vetëm gjatë stinës së verës por gjatë gjithë muajve të vitit pasi Shqipëria është një vend që të ofron shumë mundësi për të eksploruar./e.t

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV