Si të përballoni të nxehtin përvëlues të verës: Këshilla praktike për t’u freskuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si të qëndroni të freskët edhe kur temperaturat kapin maja

Temperaturat e larta verore shpesh na bëjnë të ndihemi sikur nuk marrim dot frymë, punojmë më pak dhe jemi të lodhur vazhdimisht. Përveç ventilatorëve dhe kondicionerëve, ekzistojnë disa zakone dhe truqe të vogla që mund t’ju ndihmojnë ta kaloni më lehtë vapën e padurueshme.

Hidratimi dhe freskimi

Pini sa më shumë ujë gjatë ditës, trupi i hidratuar ruan më lehtë temperaturën normale. Mund të shtoni disa gjethe nenexhiku, copa limoni apo kastravec për një efekt freskues natyral. Kur vapa është ekstreme, vendosni një peshqir të lagur e të ftohtë pas qafës ose zhytni kyçet në ujë të ftohtë, kjo ndihmon që temperatura e trupit të bjerë shpejt. Një dush i shpejtë me ujë të freskët është gjithashtu shpëtimtar, sidomos para gjumit.

Gjumi i qetë, edhe kur është nxehtë

Një nga sfidat më të mëdha të verës janë netët kur djersa nuk ju lë të flini. Përdorni çarçafë pambuku ose mëndafshi – këto materiale janë më të ftohta dhe nuk mbajnë nxehtësi. Shmangni dyshekët me mbushje sintetike dhe mbajeni dhomën të ajrosur mirë gjatë natës.

Veshja bën diferencën

Zgjidhni rroba të lehta dhe të gjera, nga materiale natyrale si pambuku, liri apo mëndafshi. Ngjyrat e hapura reflektojnë rrezet e diellit, ndërsa të errëtat i thithin, duke e rritur ndjesinë e vapës. Nëse qëndroni gjatë në diell, veshjet më të gjata nga materiali i hollë mund të ofrojnë një mbrojtje shtesë dhe të ruajnë freskinë e trupit.

istockphoto

Çfarë të hani kur termometri ‘çmendet’

Të ushqyerit luan rol të madh. Preferoni ushqime të lehta, të freskëta, të pasura me ujë, perimet e stinës, frutat si shalqiri apo pjepri, supat e ftohta apo sallatat janë aleatë të mirë. Shmangni gatimet e rënda dhe ushqimet me shumë yndyrë që e rëndojnë metabolizmin. Limonadat natyrale ose një top akullore frutash mund të jenë freskimi më i këndshëm.

Lexo edhe :  E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur

Zgjidhni vendin më të freskët në shtëpi

Nëse banoni në shtëpi me disa kate, qëndroni në dhomat më të ulëta, ajri i ftohtë grumbullohet më poshtë. Nëse jetoni në katet e sipërme ose në çati, ajroseni hapësirën natën dhe mbyllni perdet e rënda gjatë ditës për të bllokuar rrezet e diellit.

Kurseni energji – fikni pajisjet e panevojshme

Televizori, kompjuteri apo pajisjet e tjera elektrike lëshojnë nxehtësi, edhe kur nuk janë duke u përdorur aktivisht. Shkëputini nga priza nëse nuk ju duhen, çdo vat energjie kursen edhe disa gradë të vogla brenda.

Organizoni punët e shtëpisë me orar

Larja e rrobave, fshirja e pluhurit apo përdorimi i pajisjeve të kuzhinës krijon nxehtësi shtesë. Mundohuni që këto punë t’i bëni herët në mëngjes ose në mbrëmje, kur temperatura bie.

Mos harroni pushimin

Kur temperatura jashtë është më e larta e ditës, është mirë të qëndroni brenda, të relaksoheni, të pini ujë dhe të shmangni aktivitetet që kërkojnë lodhje të madhe fizike. Sa më shumë të lëvizni, aq më shumë nxehet trupi. Prandaj, kur është shumë vapë, pushimi është zgjidhja më e mirë./e.t

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV