Alarm në Dukat, zjarri rrezikon edhe Parkun Kombëtar të Llogarasë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat zjarrfikëse të Vlorës ndodhen prej orëve të para të ditës në malin e Dukatit, ku terreni i vështirë dhe malor e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete.

Zjarrfikësit po punojnë me lopata dhe degë pemësh për të izoluar dhe shuar flakët.

Me qindra pisha, bredha dhe pemë të tjera janë shkrumbuar nga zjarri, i cili i ndihmuar edhe nga era po përparon duke u ngjitur në pjesën e majës së malit të fshatit Dukat.

Edhe pse është në distancë, Parku Kombëtar i Llogarasë rrezikon të përfshihet nga flakët nëse era vijon të fryjë nga verilindja.

Në zonë ndodhen 20 forca zjarrfikëse, ndërkohë që kërkohet ndërhyrje nga ajri për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Të fundit

Fshihnin të ardhurat nga këmbimi i valutave, procedohen administratorët e 3 Exchange-ve

Policia e Elbasanit ka nisur hetimet për administratorët e 3 Exchange-ve, pasi fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi...

10 vatra zjarri në dy ditë në Tiranë, procedohen dy persona për zjarrvënie

Që prej të hënës Tirana ka pasur 10 vatra zjarri, por me problematike kanë qenë 4 vatra. Mes tyre ishin zjarri në Arbanë, Selitë,...

Manjani: SPAK për të goditur financimin e terrorizmit, jo sponsorët e fustaneve

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me tone ironike lidhur me veprimtarinë e SPAK, duke nënvizuar se struktura u krijua për çështje shumë...

Ari zviceran dhe sulmi i Donald Trumpit

Pse Zvicrau godit me një tarifë prej 39%? Argumenti i Uashingtonit është i thjeshtë. Ai beson se partnerët tregtarë të SHBA-së kanë akses të gjerë në tregun...

Tomas Man, arkitekti i romanit modern gjerman

12 gusht 1955 - Vdekja e shkrimtarit Nga Leonard Veizi Në horizontin e letërsisë gjermane të shekullit XX, Tomas Man shfaqet si një monument i ndërtuar...

Lajme të tjera

Web TV