Bllokohen 30 mjete lundruese! 13 shqiptarë dhe të huaj u shpëtuan brenda një jave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka bllokuar dhjetëra mjete lundruese në zonat bregdetare të cilat kanë shkelur rregullat. Mësohet se në kuadër të operacionit “Siguria Detare” janë kontrolluar 431 mjete lundruese në të gjithë hapësirën ujore nga Ksamili në Velipojë ndërsa janë bërë kontrolle edhe në zonat me liqene e lumenj.

30 mjete janë bllokuar gjatë javës së fundit, prej të cilave 18 jet ski, 7 skafe, 3 gomone dhe 2 varka metalike me motorë të instaluar.

12 prej tyre po lundronin brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve ndërsa drejtuesit janë ndëshkuar me masë administrative prej 100,000 lekësh secili.

Ndërkohë, në kuadër të të njëjtit operacion, në 7 raste emergjente nga Ksamili në Velipojë, 13 shtetas shqiptarë dhe të huaj janë shpëtuar në det nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, për shkak të dallgëve të forta ose defekteve në mjetet e tyre. m.p.

Të fundit

Giorgia Meloni: Rusia s’ka ndërmend të negociojë për paqen

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka dënuar ashpër sulmet e fundit ruse në Kiev, ku u prekën edhe zyrat e...

Kush është Kristian Koni, i dënuari për vrasje dhe trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka vendosur sekuestro ndaj pasurive me vlerë 26 milionë e 500 mijë euro të Kristian Konit. 45-vjeçari përdor edhe emrin Ols...

Frikë nga programi bërthamor, bota po rikthen sanksionet e OKB kundër Iranit

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania kanë filluar procesin e rivendosjes së sanksioneve të mëdha të OKB-së ndaj Iranit. Masat ishin hequr sipas një...

BE-ja pezullon takimet zyrtare me Kurtin

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka njoftuar se përfaqësuesit e lartë të BE-së dhe të shteteve anëtare do të pezullojnë takimet me kryeministrin...

Kokrra e fasules i bllokon rrugët e frymëmarrjes, i mituri në gjendje të rëndë

Një fëmijë nga Korça mosha e të cilit akoma nuk dihet, ka gëlltitur një fasule dhe fatkeqësisht fasulja i ka kaluar në rrugët e...

Lajme të tjera

Web TV