Indonezi/ Merr flakë anija me 280 pasagjerë, 3 viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një anije me 280 pasagjerë në bord u përfshi nga flakët, në provincën e Sulawesit Verior, në Indonezi.

Të paktën tre persona vdiqën, sipas raporteve të shumta të mediave indoneziane dhe medias shtetërore kineze Xinhua.

“Tre persona vdiqën dhe gati 150 u shpëtuan. Ata u shpëtuan nga një ekip i kombinuar shpëtimtarësh dhe anijesh lokale peshkimi”, tha Veri Ariyanto, një zyrtar i lartë në Zyrën provinciale të Kërkimit dhe Shpëtimit.

Mediat lokale raportuan gjithashtu se anija – KM Barcelona 5 – ishte planifikuar të ankorohej në Portin Manado. Videot e zjarrit në anije u bënë virale në TikTok, me disa që thuhet se u xhiruan nga vetë pasagjerët.

Retë e dendura tymi të zi mund të shiheshin në sfond ndërsa pasagjerët notonin në ujë. Në një klip tjetër të postuar në Tiktok nga përdoruesi Soalunsrat, pasagjerët në anije u panë duke veshur me nxitim jelekët e shpëtimit. m.p.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV