Lamine Yamal ka habitur stafin teknik me ndryshimet fizike të regjistruara gjatë matjeve parasezonale.
Sulmuesi i talentuar, që tashmë është 18 vjeç, është matur me një gjatësi prej 181 centimetrash, plot 10 centimetra më shumë sesa në debutimin e tij me ekipin e parë dy vite më parë.
Kur u ngjit në ekipin e parë, Yamal ishte vetëm 171 cm i gjatë dhe klubi nuk priste që ai të arrinte një gjatësi kaq mbresëlënëse për një sulmues krahu. Zhvillimi i tij fizik është një tjetër dëshmi e rritjes së tij të vazhdueshme si një talent i jashtëzakonshëm.
Në moshën 18-vjeçare, Yamal tashmë konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë në botë dhe është kandidat serioz për Topin e Artë 2025, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Barcelonën dhe Spanjën.
Me një rritje të dukshme fizike dhe një përvojë gjithnjë e më të pasur, sezoni 2025/26 mund të jetë sezoni i shpërthimit të plotë për Lamine Yamal. m.p.