Fatlumi Edi Rama! Nuk ka opozitë, kështu që po e bën vetë opozitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edi Rama është në kushte aq komode në pushtet, saqë ka shumë kohë që bën edhe rolin e opozitarit. Kryeministri është fatlum, sepse e di që Shqipëria nuk ka opozitë.

Ai shfaqet vetë përpara kamerave dhe thotë: “Universitetet shqiptare japin diploma dhe doktoratura në tym. Janë vendi i kopjimit”. Thotë edhe se “është bërë nami nga zaptimi i hapësirave publike”. Thotë edhe se “drejtorët dhe administratorët bashkiakë janë konsumuar, kështu që duhet t’i heqim”. Shkurt, në Shqipëri, kryeministri bën opozitën, sepse në këtë vend nuk ka opozitë.

Nëse PD do të ishte një parti që kërkon realisht rrotacionin, nuk bëhet si me qenë emision investigativ duke treguar gjërat që nuk shkojnë në këtë vend, por vetëpastrohet, reformohet dhe u tregon shqiptarëve sa dinjitoze është alternativa opozitare. PD nuk e bën këtë. Vijon të ruajë azilin e pleqve demokratë dhe duket si bunkerët e Enver Hoxhës. PD është Sali Berisha dhe nja 2-3 shokë të tij. m.p.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV