Hans Vanaken, kapiteni i Club Brugge, foli për Sky Sport pas fitores 2-1 të ekipit të Hajen në Superkupën e Belgjikës kundër Union SG, duke analizuar situatën në lidhje me Ardon Jasharin, i cili ka kohë që kërkon një transferim te Milani, por ende nuk ia ka dalë, duke pasur parasysh rezistencën e klubit të tij.
“Nëse ai do të kthehej në stërvitje me ne nesër (sot), ne do ta mirëprisnim me krahë hapur, pa asnjë problem. Sinqerisht, mund ta kuptoj: nëse do të isha një lojtar i ri në vendin e tij, do të doja të shkoja në një klub si Milani. Kjo nuk është një situatë e lehtë, por mendoj se nëse Milani paguan 40 milionë euro për Jasharin, atëherë marrëveshja mund të arrihet”, tha ai./ D.C