Nismë e re ligjore/ Do konfiskohen të gjitha ndërtimet e braktisura që nga vitet 90′

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një nismë të re ligjore dhe administrative që synon konfiskimin e të gjitha ndërtimeve dhe ngrehinave të braktisura që datojnë që nga vitet ’90, të cilat konsiderohen problematike për mjedisin dhe shëndetin publik. Gjatë deklaratës së tij, Rama u shpreh se shteti do të ndërhyjë pa vonesë për t’i rikthyer këto prona në funksion të interesit publik, duke përfshirë dhe ndërtimet që kanë shkelur lejet përtej normës së toleruar ligjore.

Ai theksoi gjithashtu se ka ardhur koha për të ndëshkuar ata që nëpërmjet sistemit të drejtësisë kanë mbrojtur shkelësit e ligjit, veçanërisht në rastet e shtesave të paligjshme në ndërtesa për qëllime fitimi. Kjo nismë shënon një hap tjetër në përpjekjet e qeverisë për të vendosur rend dhe ligjshmëri në sektorin e ndërtimit.

Rama: Do marrim një tjetër masë për të konfiskuar të gjitha ndërtimet e braktisura dhe ngrehinat e braktisura që nga vitet 90. Që qëndrojnë si karakatina dhe kanë problematika të natyrës mjedisore dhe shëndetit të njerëzve. Do të sqarojmë edhe aspektin më të cilin kanë luajtur shumë njerëz të sistemit të drejtësisë, që kanë mbajtur anën e shkelësve të ligjit në ndërtime. Kur vjen puan të shkelja e rlejeve të ndërtimet, mbi 2% të kufijve të lejeve. 2% është normale, por kur shkelet do të provojë sekuestrimin e të gjithë ndërtesës jo të pjesshme Nderimi i kateve shtesë për qëllim fitimin, nuk bëhen në një moment por me mua, janë një shkelje me vetëdije. Do sjellë kalimin e menjëherë të asaj prone në duart e shtetit./E.T

Të fundit

Kush është shefi i Forcave izraelite që kundërshton planin për të pushtuar Gazën?

Muaji i mjaltit midis Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Izraelit, Gjeneral Eyal Zamir, dhe Kryeministrit izraelit...

Reagimi nga SHBA: Kosova nuk është partner i besueshëm

“Kosova po humb mundësi si pasoje e ngërçit politik në vend.” Ky është qëndrimi i të ngarkuarës me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë,...

Ledri Vula tërheq vëmendjen e aktores turke në Sunny Hill/Reperi i përgjigjet në turqisht

Sunny Hill Festival përmbylli me sukses edicionin e sivjetmë, duke sjellë në skenë emra të njohur dhe performanca të paharrueshme për një publik të...

Historia e Amirit që tronditi botën/ Familja ende po kërkon trupin e tij

Familja e një djali 10-vjeçar i cili u vra ndërsa përpiqej të merrte ndihmë nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga Izraeli...

SHBA, shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në Nju Jork, dy viktima brenda një jave

Një tjetër vdekje – në zonën e Harlemit – nga shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve u konfirmua nga Autoritetet e Nju Jorkut, ndërsa në...

Lajme të tjera

Web TV