Barcelona ka siguruar shërbimet e Marcus Rashford, një nga lëvizjet më të mëdha të kësaj merkato. Marrëveshja do të bëhet zyrtare në orët e ardhshme, me sulmuesin që pritet të bëhet një shtesë e re në skuadrën e Hansi Flick.
Këtë kalim e komentoi dhe Paul Pogba, pasi të dy futbollistët kanë qenë shokë skuadre te Manchester United. Mesfushori francez, tani te Monaco, foli me transmetuesin Speedy HQ në rrjetet sociale.
“Është çmenduri. Jam i lumtur për të sepse nuk po gjente më hapësirë tek United. Ata po humbasin një lojtar të shkëlqyer, gjë që është keq për ta, por mirë për Barcelonën. Nuk po flas fare për United, sepse ata kanë nënshkruar disa lojtarë dhe trajneri i ri, Amorim, dëshiron të imponojë stilin e tij, mendoj. Nuk mendoj se është faji i trajnerit nëse nuk beson te një lojtar… Ata duhet të fitojnë, në fund të fundit. Nëse nuk fitojnë dhe nuk luajnë mirë, do ta shkarkojnë”, përfundoi Pogba./ D.C