Probleme me sistemin IT, kompania ajrore amerikane ul në tokë të gjithë flotën e avionëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania ajrore amerikane Alaska Airlines njoftoi pezullimin e të gjitha fluturimeve të saj, si dhe të atyre të degës së saj Horizon Air, për shkak të një defekti në sistemet e informacionit, të raportuar dje në mbrëmje.

“Alaska Airlines po përjeton një defekt në sistemet e saj të informacionit që po ndikon në operacionet e saj. Ne kemi kërkuar një pezullim të përkohshëm të fluturimeve të Alaska Airlines dhe Horizon Air derisa problemi të zgjidhet”, tha menaxhmenti i saj.

Ajo nuk specifikoi natyrën e saktë të ndërprerjes. Website i kompanisë nuk ishte funksional nga mbrëmë sipas burimeve të industrisë ajrore.

Me seli në Seattle, Alaska Airlines është transportuesi i pestë më i madh në SHBA, pasi bleu Hawaiian Airlines vitin e kaluar.

Të dy kompanitë kanë një flotë prej më shumë se 360 avionësh, që shërbejnë në rreth 140 destinacione, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara perëndimore dhe arkipelagun Havai.

Sakaq, kompania nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga AFP sa i përket situatës së krijuar. /E.T

Të fundit

Punë pak, lekë shumë! Deputetët marrin 300 mijë euro paga, 220 mijë euro dietat

Kjo është vetëm një nga seancat plenare të muajit qershor, kur pas zgjedhjeve të 11 majit, rikthimi në parlament...

Zjarr në zonën e minuar kufitare Greqi-Shqipëri

Një vatër zjarri është shfaqur këtë pasdite në piramidën 12 në kufi me Greqinë, në afërsi të fshatit Kamnik në Ersekë. Mësohet se zjarri fillimisht...

Prençi: Në 4 orë nuk u ngrit një helikopter te “Syri i kaltër”

sh-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi u shpreh në studion e A2 se kurora e pishave në parkun kombëtar të “Syrit të Kaltër” tashmë...

Gërmimet arkeologjike, Italia bën zbulimin e rrallë!

Gërmimet arkeologjike në vendin e shenjtë qendror etrusk në Itali, Fanum Voltumnae, kanë nxjerrë me sa duket në dritë objekte të rëndësishme fetare. Objektet...

Përfitimet familjare, Shqipëria në fund të Europës

Përfitimet familjare luajnë një rol kyç në luftën kundër varfërisë dhe promovimin e përfshirjes sociale. Ato ndihmojnë në mbështetjen e ekonomive familjare dhe janë...

Lajme të tjera

Web TV