Video që u bë virale në rrjetet sociale ku CEO, Andy Byron së bashku me vartësen e tij, Kristin Cabot, ishin të përqafuar në koncertin e grupit “Coldplay” është filmuar nga një 28-vjeçare.
Grace Springer që postoi videon është shprehur se nuk e dinte se do të bëhej kaq virale dhe mediat do flisnin për ta.
Grace Springer duke folur për “The Sun”, u shpreh: “Një pjesë e imja ndihet keq se videoja ua ktheu jetën këtyre njerëzve përmbys, por luajnë lojëra budallaqe… fitojnë çmime budallaqe”.
Ndërsa për bashkëshorten e CEO-s, e reja shpreson që ajo t’i japë një shans të dytë për lumturinë që e meritojnë.
“Shpresoj që për ta, videoja ime të jetë një bekim i maskuar”, vijoi Springer.
Grace, një admiruese e madhe e “Coldplay”, udhëtoi për në Boston me miqtë për të ndjekur nga afër koncertin.
28-vjeçarja ka treguar se ka patur një reagim të madh në rrjet pasi u publikua videoja në fjalë, e cila ka grumbulluar mbi 46 milionë shikime dhe 4.9 milionë pëlqime.
“Kur e postova vonë në mbrëmje, po merrte shumë vëmendje me disa mijëra shikime. U zgjova me shtatë milionë. Ishte padyshim një temë e nxehtë, por askush nuk e dinte se kush ishin ata”, ka treguar Grace./e.t