Vijon zvarritja e gjyqit ndaj Berishës. Edhe në seancën e dytë për aferën “Partizani” avokatet shkuan me një strategji të qartë.
Analisti Arben Meçe në një intervistë tha se zvarritja e gjyqit të Berishës, tashmë nuk aspak surprizë. Më tej nënvizoi se me dosjen “Partizani” po tejkalohen të gjitha afatet ligjore.
“Artifica e përdorur sot është një absurditet i madh. Të arrijë një person që ka status të pandehur tashmë dhe të rrëzojë gjithë sistemin, të dali individi dhe të kundërshtojë prezencën e institucionit, çfarë mund të thuash? Kjo është një gjë që duhet dalluar mirë në pozicionin politik e ligjor. Berisha kur nuk njohu vendimin e SPAK e procedura. Berisha ka hapur një precedent tjetër që thotë nuk njoh Kushtetuesen. Të bëhen ankimime të kësaj natyre që të goditet rendi kushtetues, më duket absurde. Por mendoj që sistemi ynë i drejtësisë do të mbajë një qëndrim ndaj këtij precedenti”, tha ai./e.t