Balluku: Shqipëria, një nga vendet më tërheqëse për energjinë e rinovueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme u nënshtrua marrëveshja për financimin e projektit për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Belshit.

Gjatë fjalës së saj, zv.kryeministrja Belinda Balluku u shpreh se ky park do të shtojë kapacitetet dhe do ofrojë energji për më shumë se 16 mijë abonentë.

Ndër të tjera, ajo njoftoi se tokat që nuk do të përdoren në bujqësi do të vihen në funksion të ankandeve për energjinë.

“Sot ndodhemi këtu në prani edhe të ambasadorit Gonzato, i cili besoj që është i kënaqur për këtë projekt, ashtu siç jemi dhe ne në Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë, pasi sot na do të firmosim një marrëveshje për grantin dhe për financimin nga BERZH të një projekti, i cili synon ndërtimin e një parku fotovoltaik në zonën e Belshit, në bregun verior të liqenit të Thanës, prej 50 megavatorësh. Një park, i cili do të ofrojë energji për 16 mijë e 100 abonentë, ose e thënë ndryshe rreth 50 mijë qytetarë të Republikës së Shqipërisë. Në ndërkohë që kapacitetet e tij vjetore do të jenë 79 gigavat dhe do të reduktojnë me 50 mijë tonë CO2 në çdo vit.

Ky park diellor, jo vetëm që shton kapacitetin prodhues të KESH, jo vetëm krijon qëndrueshmëri, por edhe decentralizim të prodhimit të rinovueshëm. Nga ana tjetër shënon një hap të rëndësishëm të integrimit të zonave të reja në rrjetin energjetik. E kemi thënë shpesh që tashmë asnjë projekt nuk është i rastësishëm. Tashmë të gjitha projektet janë të studiuara, ashtu siç janë të studiuara edhe zonat ku duhet të ngrihen këto projekte, qofshin ato eolike, sipas korridoreve të përcaktuara, apo qofshin këto fotovoltaike, të cilat kanë të bëjnë jo thjesht me rrezatimin dhe fizibilitetin e projektit, por edhe me kapacitetet e transmetimit dhe të shpërndarjes në Republikën tonë”, tha Balluku ndër të tjera. m.p.

Të fundit

Dita e sotme me diell, temperaturat deri në 40 gradë celsius

Ditën e sotme (25 korrik), vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik...

Ishim mirë kur ishim keq!

Nga Edvin Kulluri Viti 1990 dhe viti 1996 kanë qënë dy vitet më kritike të Shqipërisë që po dilte nga komunizmi apo kur menduam se...

Shtojca e re e WhatsApp s’ju lë të harroni asnjë mesazh!

WhatsApp po zhvillon një opsion të ri “Remind Me” që përdoruesit të mos humbasin bisedat e rëndësishme. Risia po testohet me përdoruesit beta në Android dhe...

Prapaskena e videos virale në koncertin e Coldplay

CEO i Privateer Rum, Andrew Cabot, ndodhej në një udhëtim pune kur gruaja e tij, Kristin Cabot, u kap nga kamera e puthjeve në...

Sherri Shabani-Lapaj, Mërtiri: Përçarja nuk do të thotë se s’ka ideale.

Analisti Ergys Mërtiri komentoi për ‘Real Story’ përçarjen brenda lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ mes Lapajt dhe Shabanit. Mërtiri tha se debatet brenda kësaj partie vijnë...

Lajme të tjera

Web TV