Bie në det helikopteri që po fikte zjarret, pilotët dalin me not

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një helikopter që ishte angazhuar në fikjen e zjarreve në zonën e Aspropyrgos në Greqi, bëri një ulje emergjente në det, në Gjirin e Elefsinës pak pas orës 14:00 të mesditës së sotme.

Helikopteri po përpiqej të mbushte depozitat e tij me ujë dhe pas tij, në një lartësi më të madhe, ndodhej një helikopter i dytë që priste të realizonte të njëjtin proces furnizimi me ujë.

Helikopteri, i cili ishte marrë me qira nga shteti grek, po operonte në shuarjen e zjarrit që ka shpërthyer në zonën Imeros Topos, në një zonë me bimësi të ulët, por për arsye ende të panjohura, u detyrua të bënte një ulje emergjente.

Tre personat që ndodheshin në bord janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë nxjerrë nga deti.

Një roje bregdetare shihet me një motoskaf teksa shpëton pilotët që po largoheshin me not dhe personin e tretë që ndodhej në bordin e helikopterit, të cilët më pas u transferuan në një anije të Rojës Bregdetare që nxitoi në vendngjarje. m.p.

Të fundit

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

Lajme të tjera

Web TV