Furnizimi me ujë, raporti i ERRU-së: Në Kamëz dhe Vorë ka 4-8 orë në ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Uji me orar vijon të shoqërojë pjesën më të madhe të bashkive në vend, dhe premtimi i kahershëm për furnizim 24 orë në të gjithë Shqipërinë duket ende i largët për t’u realizuar.

Referuar Entit Rregullator të Ujit për vitin 2024, rezulton se kohëzgjatja mesatare e furnizimit me ujë në rang kombëtar është 17.3 orë/ditë. Situata më problematike i takon 2 bashkive të qarkut të Tiranës, Kamzës dhe Vorës.

Rreth 96 mijë banorë të bashkisë së Kamzës kanë ujë vetëm 4 orë në ditë, dhe dyfish më shumë, me 8 orë në ditë ujë të pijshëm është Vora që ka 21 mijë banorë. Të dy ujësjellësit e këtyre bashkive do të bashkohen me atë të Tiranës, por ende nuk është finalizuar riorganizimi i tyre siç ka ndodhur me 14 ujësjellësit e tjerë qendror që tanimë janë licencuar.

Në raport ERRU thotë se furnizim me ujë 24 orë në ditë ofron vetëm Lezha. Ndërsa shoqëritë e Ujësjellës-Kanalizimevë në Korçë, Berat, Gjirokastër, Pogradec, Shkodër, Sarandë dhe Dibër furnizojnë me ujë të pijshëm 20-24 orë në ditë. 4 shoqëri të tjera, përfshirë edhe Tiranën, kanë ujë 13-20 orë në ditë.

Problem në vend mbetet edhe uji pa të ardhura. Edhe pse shifrat flasin për përmirësim, sërish vitin e shkuar 61.1% e ujit në vend nuk u faturua.

“ERRU i ka rekomanduar shoqërive UK se duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë pajisjes 100% të konsumatorëve me matës në mënyrë që konsumatorët të paguajnë volumin real të ujit të konsumuar, por edhe për faktin se faturimi aforfe lë hapësirë për shpërdorimin e ujit nga konsumatorët për ujitje, veçanërisht ato të shtëpive private dhe zonave rurale”, thuhet në raport. m.p.

Të fundit

Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen në ditët e fundit rekorde të reja historike. Sipas kursi zyrtar...

Rama promovon bukuritë e Linit: Një nga perlat e historisë dhe turizmit kulturor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje të veçantë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook, duke publikuar një panoramë të bukur...

Klaudius Ptolemaios – Mjeshtri i Universit dhe rrënjët e një emri

Viti 90 pas Krishtit – Në qytetin e Aleksandrisë, atëherë pjesë e provincës romake të Egjiptit, lindi një nga mendjet më të ndritura të...

Parashikimi i motit/ Temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius

Territori Shqiptar do të mbetet nën ndikimin e të nxehtit afrikan, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta, ku sërish goditen...

Shqiptarët të fiksuar me “Mercedes”, Durrësi kryeson numrin e autoveturave

Dy markat e makinave që dominojnë në Shqipëri ende vijojnë të mbeten gjermanet Volkswagen dhe Mercedes Benz. Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi botimin “Karakteristikat e...

Lajme të tjera

Web TV