Kalaja e Himarës, thesar i trashëgimisë kulturore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëngjeset në Kalanë e Himarës, ofrojnë pamje mahnitëse, që rikujtojnë pasurinë historike dhe natyrore që mbart ky vend i mrekullueshëm.

Kalaja e Himarës është një thesar i trashëgimisë kulturore. Në majën e kodrës, mbi të cilën ajo ngrihet, takohet deti me historinë dhe shpirtin e banorëve të kësaj zone.

Panorama është mahnitëse dhe vizitorët që mbërrijnë deri aty, për ta shijuar, janë të shumtë. Kalaja e Himarës i pret çdo ditë me dyert hapur dhe shpirtin e saj të lashtë. Vizitorët, vendas e të huaj, enden rrugicave me gurë, duke zbuluar kisha e shtëpi të vjetra të cilat dikur gjallonin. Kalaja e Himarës është ndërtuar nga kaonët e lashtë. Ajo ishte një fortesë e fuqishme nëpër shekuj, që ka parë pushtime romake, bizantine dhe osmane, por gjithmonë ka qëndruar kryelartë.

Qyteti i lashtë i Himarës në vetvete është një monument i rëndësishëm me moshë rreth 3.500-vjeçare. Kalaja (e njohur ndryshe si Barbakas) ka dy porta hyrëse, në veri dhe jug dhe kufizohet nga dy kanione, ai i Vishës (monument natyror) në veriperëndim dhe në juglindje nga kanioni ose përroi i Kole Midharit.

Kalaja e Himarës ekziston, të paktën qysh nga mesi i shekullit të IV para Krishtit dhe kontrollonte rrugën nëpër bregdet nga Oriku për në Buthroto. Përmendet me emrin Chimera (toponimia Himarë lidhet nga disa studiues me Kimeran, një qenie mitologjike me trup luani koke dhie dhe luani dhe bisht gjarpri) dhe përfshihet në fisin Epirot të Kaonëve.

Në disa pjesë të saj janë ruajtur mure rrethuese të periudhës Helenistike. Blloqet e mëdha të gureve poligonale janë të ngjashëm me muret rrethuese të Finiqit, Butrintit dhe qyteteve të tjera të Kaonisë të së njëjtës periudhë, shkruan atsh.

Lexo edhe :  Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Kisha e Episkopisë konsiderohet nga monumentet më të rëndësishme dhe gjendet brenda mureve helenistike. Sipas një versioni është e ndërtuar mbi themelet e një tempulli kushtuar Apolonit. Ajo përbëhet nga tempulli kryesor dhe një gjysmë tjetër e zbuluar ku prehen dhe dy peshkopë./e.t

Të fundit

Universiteti Bujqësor, 29 të pandehur përfundojnë në SPAK

SPAK ka dërguar për gjykim 29 të pandehurit, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje...

Vjosa Osmani shkon në Kushtetuese: Po pengohet puna

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke i kërkuar që të shqyrtojë konfliktim e kompetencave që janë krijuar si pasojë...

73,5 mln euro! Arsenali më në fund arrin akordin për sulmuesin

63,5 mln euro plus 10 mln euro bonuse. Arsenali me këto shifra ka finalizuar marrëveshjen me Sporting Lisbonën për transferimin e sulmuesit Viktor Gyokeres. Lajmin...

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak pasi u shpall zyrtarisht i...

Lapaj e ftoi të hiqnin dorë të dy nga mandati, reagon Shabani

i është përgjigjur Adriatik Lapajt, i cili ditën e sotem nga selia e "Shqipëria Bëhet" e ftoi të dy bashkë të heqin dorë nga...

Lajme të tjera

Web TV