15 vite me pare, Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne Hage, më 22 korrik 2010 konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, duke hedhur posht pretendimin e Serbise.
“Miratimi i deklaratës së pavarësisë më 17 shkurt 2008 nuk ka shkelur as të drejtën ndërkombëtare të përgjithshme, as Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe as kuadrin kushtetues. Për rrjedhojë, miratimi i asaj deklarate nuk ka shkelur asnjë normë të zbatueshme të së drejtës ndërkombëtare”.-u shpreh gjykata, duke e shenuar kete moment ne histori. –deklaroj 15 vite me pare gjykata.
Kryetari i atëhershëm i GJND-së, Hisashi Ovada, kujtoi se e drejta ndërkombëtare nuk përmban ndalesë për adoptimin e deklaratave të pavarësisë dhe rrjedhimisht, pavarësia e Kosovës nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare.
Dhjetë gjykatës votuan në favor të këtij vendimi, ndërsa katër prej tyre kundër.
Ky vendim vendimi historik i GJND-së u përshëndet gjerësisht si një fitore e të drejtës dhe vullnetit demokratik të qytetarëve të Kosovës.
Ai hoqi dilemat ligjore mbi legjitimitetin e pavarësisë dhe ndihmoi Kosovën në rrugën e saj drejt afirmimit ndërkombëtar.
Lideret e partive politike ne Kosove e pershendeten kete moment.
Haradinaj shkruan ne facebook se “Rruga deri këtu ka qenë e gjatë, e vështirë dhe e mbushur me sakrifica ndër breza. Por Kosova ka qëndruar falë përkushtimit të popullit të saj për liri, drejtësi dhe demokraci”, ndersa Abdixhiku kujton rolin e LDK-ja për kontributin në procesin e vendimit të GjND-së
Edhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar vendimin e GjND-së për pavarësinë e Kosovës, duke e cilesuar ate nje akt te vulosjes së pavarësisë së vendit./e.t