‘Kryengritje’ brenda republikanëve në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy javë pasi votoi për miratimin e një projektligji gjithëpërfshirës të politikave të brendshme që përfshinte shkurtime prej rreth 1 trilion dollarësh në Medicaid programin federal që mbështet qytetarët me të ardhura të ulëta për shërbime shëndetësore senatori republikan nga Missouri, Josh Hawley, ka paraqitur një projektligj të ri për të shfuqizuar një pjesë të atyre shkurtimeve.

“Nuk duhet të lejojmë që shkurtime të mëtejshme në Medicaid të hyjnë në fuqi,” tha Hawley në një deklaratë për mediat.

Por ky veprim ka nxitur ironi nga kolegët e tij demokratë. Senatori Chris Coons nga Delaware shkroi në platformën X (ish-Tëitter):

“Vetëm që të jem i qartë… ai po paraqet një projektligj për të shfuqizuar projektligjin për të cilin votoi vetë… para dy javësh?”

Hawley e justifikoi votën e tij fillestare duke theksuar se projektligji do të sillte më shumë fonde për spitalet në Missouri gjatë katër viteve të para.

“Nuk mund të marrësh gjithçka që dëshiron në një ligj. Më pëlqen shumë nga ajo që bëmë. Disa pjesë nuk më pëlqejnë,” tha ai për gazetarët.

Ky episod është ilustrues i një tendence në rritje në Kongres gjatë mandatit të dytë të Donald Trump, ku shumë ligjvënës republikanë, pavarësisht rezervave, mbështesin projektligje që më pas kritikojnë publikisht. Në disa raste, kanë kërcënuar me votë kundër, për të kaluar në votë pro nën presion politik.

Në Dhomën e Përfaqësuesve, përfaqësues konservatorë si Ralph Norman fillimisht e kundërshtuan projektligjin duke e quajtur “të paarsyeshëm”, por në fund e mbështetën atë pas garancive se do të kishte legjislacion të ardhshëm për të adresuar borxhin kombëtar, që sipas Zyrës së Buxhetit të Kongresit pritet të rritet me 3.3 trilionë dollarë për një periudhë 10-vjeçare.

Lexo edhe :  Mbi 80,000 të evakuuar dhe 30 viktima/ Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Pekin (VIDEO)

Edhe në Senat, figura si Lisa Murkoëski nga Alaska shprehën shqetësime për ndikimin e projektligjit tek më të ndjeshmit, veçanërisht për Medicaid dhe SNAP (ndihmat për ushqim), por gjithsesi votuan pro duke theksuar rëndësinë e përfitimeve për shtetet e tyre.

Projektligji u miratua pa ndryshime edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe tashmë është dërguar për firmë te presidenti Trump./e.t

Të fundit

20 mln euro për fermerët! Hapet skema e investimeve në bujqësi

Për sezonin e dytë të mbjellave bujqit do të kenë ca para të tjera në dispozicion. Ministria e Bujqësisë...

Lajm i mrekullueshëm! Ja çfarë zbuluan gërmimet në kalanë e Gjirokastrës

Në gërmimet arkeologjike që po bëhen në kalanë e Gjirokastrës, zbulimet e para përfshijnë gjurmë të një kulle të periudhës së antikitetit të vonë...

Barcelona “tund” shtatë herë rrjetën në miqësoren e dytë, Yamal shkëlqen me numrin 10

Barcelona ka zhvilluar miqësoren e dytë në turneun aziatik. Blaugranat kanë mposhtur me shifrat e thella 7-3 Seoulin. Sfida u zhbllokua nga Lewandowski në...

Fermerët kundërshtojnë direktivën e Ramës: Tendat i kemi në tokat tona!

Fermerët e zonës së Frakullës kundërshtojnë urdhërin e kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirës përgjatë autostradës Fier–Tepelenë. Sipas urdhrit, çdo strukturë duhet të qëndrojë...

Goditja ndaj blegtorëve të vegjël: Jo ndihmë, por eliminim

Nga Alban Çakalli Sulmi ndaj blegtorëve të vegjël u bë në mënyrë të qëllimshme dhe të papritur. Synimi nuk ishte që ata të ndihmoheshin për...

Lajme të tjera

Web TV