“Të japim të dy dorëheqjen”/ Lapaj sfidon Shabanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me përplasjen mes tij dhe Endrit Shabanit të Nismës Thurje, për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni në zgjedhjet e 11 majit.

Lapaj deklaroi se ekziston një marrëveshje e shkruar mes palëve, sipas së cilës mandati duhet t’i kalojë kandidatit më të votuar në listën e hapur. Duke qenë se ai rezultoi i pari në renditje, Lapaj tha se kishte propozuar që ai, Shabani dhe Pano Soko të tërhiqeshin në mënyrë që mandati t’i kalonte zonjës Greta Ambelit, gruaja më e votuar e koalicionit në Tiranë.

“Kam pritur zbatimin e kësaj marrëveshjeje, por kur u informova se një nga kandidatët e zotit Shabani u tërhoq nga ky zotim, u bë e qartë se marrëveshja nuk po respektohej,” tha Lapaj.

Ai shtoi se koalicioni kishte hyrë në zgjedhje me një premtim të qartë ndaj qytetarëve: se mandati do t’i kalonte kandidatit më të votuar. “Ligji elektoral i padrejtë na detyroi të përdorim këtë mënyrë për të djegur listat e mbyllura. Më vjen keq që ky zotim tani po shkelen,” u shpreh ai.

Në fund, Lapaj e sfidoi publikisht Endrit Shabanin: “Të vijmë bashkë dhe të japim dorëheqjen, që mandati t’i kalojë më të votuarës së listës, zonjës Greta Ambeli. Zoti Shabani kërkon që mandati të shkojë tek ai, jo tek më e votuara e ‘Shqipëria Bëhet’. Kjo nuk është ajo për të cilën i kërkuam besimin qytetarëve.”/E.T

Të fundit

“Furtunë” largimesh tek Partizani, pas Gegës jep dorëheqjen edhe Drejtori Teknik

Partizani nuk gjen qetësi. Ende pa kaluar 24 orë nga dorëheqja e papritur e ish teknikut Skënder Gega, ditën...

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA informon Trump: Emri yt është në dosjet e Epstein

Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara, Pam Bondi, e ka informuar presidentin Donald Trump gjatë pranverës se emri i tij shfaqej në dokumentet...

Pjerin Ndreu: Partitë e vogla si futbollistët, e nisin si talente dhe përfundojnë pa ekip

Përplasja mes Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit për një mandat deputeti, ka qenë kryefjala politike e ditëve të fundit. Mosmarrëveshjet mes “Shqipëria Bëhet” dhe...

Dhuna digjitale ndaj fëmijëve në Shqipëri, vajzat më të prekura nga incidentet online

Dhuna digjitale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri ka shënuar një rritje alarmante gjatë vitit 2024. Të paktën sipas Raportit Kombëtar për Sigurinë...

Dosja voluminoze me 60 mijë faqe për Veliajn, 30 të pandehur, shoqëri dhe OJF!

Strukturat e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kanë zgjeruar hetimet në lidhje me dosjen ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion...

Lajme të tjera

Web TV