Salianji me parti të re, plan serioz apo… porosi e doktorit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

YLLI PATA – Nga mjediset e reporterëve që përcjellin “zhvillimet” në selinë e PD-së, ka dalë çuditshëm një lajm, sikur Ervin Saljanji po zhvillon takime për të krijuar një parti të re në opozitë. Zërat e dalë, në formën siç dalin shabllone “lajmet me burime” nga zyra e PS apo e SPAK, ngjajnë as më pak e as më shumë veçse parafabrikate të spinëve të doktorit.

Pasi lajmi për “krijimin një partie të re” nuk është një kafshim shalqiri të shartuar në këto ditë vape. Është lajm shumë i rëndësishëm, e si i tillë nuk mund të trajtohet njësoj si këshon farat e shalqirit në tokë.

Së paku, kush e ka dëgjuar këtë informacion, pyet të zotin e punës, përkatësisht Ervin Saljanjin. i cili natyrisht që do ta përgënjeshtrojë, edhe sikur të jetë vërtetë duke u përpjekur për të krijuar një parti të re.

Por një gazetar, nga mënyra dhe forma e përgjigjes, arrin të kuptojë çfarë po luhet, e kështu nis e gjen ato sinjale që vijnë si nga zyra e propagandës së Berishës, apo nga Saliajanji.

Që ka një zhvillim në orë e sipër kjo u kuptuar qoftë nga qëndrimet, qoftë nga heshtja e Saljanjit. U kuptuar nga deklarata e kryebashkiakut të Kavajës, i cili është aleat i Saljnajit, siç u kuptuar edhe nga qënrimet e ndrojtura e të sikletshme të Sali Berishës.

Sipas të gjitha gjasave, Saljanji nuk do t’i përgjigjet pyetjeve në lidhje me këtë provokacja të spinëve “amerikanë” të doktorit, e sipas gjasave nuk do të trazojë për ca kohë situatën.

As Saljanji e askush në PD, që ka pak mend dhe nuhatje politike nuk i leverdis që të bëjë zhurmë apo të nisë të trazojë ujrat. Për ta përmbysur Sali Berishën, mënyra më e mirë është ta lenë krejt qetë të menaxhojë gjithçka në duart e tij, deri në zgjedhjet e ardhshme.

Rruga e Sali Berishës është në ngjitje, pasi në shtator nis procesin penal për rastin partizani, i cili d të kthehet sipas të gjitha gjasave në mankth në komunikimin publik për opozitën, sa herë të ketë seanca. Plus dosjet e tjera që pritet të happen, e që u pa qartë nga fytyra e Fatmir Mediut që doli sot nga SPAK. Nga shtatori në majin e ardhshëm, Sali Berishën, nuk ka kush leverdi ta besdisë. Së paku ndonjë deklaratë tek tuk në ndonjë tv, siç foli kryebashkiaku i Kavajës.

Lexo edhe :  U bë viral për dhembshurinë e tij, ndërron jetë gjyqtari amerikan Frank Caprio

Nga ana tjetër, Ervin Saljanjit nuk i leverdis që të krijoi parti të re. Gjthë ajo akrobaci e bërë pas 8 janarit 2022, pore dhe ndihmë për reabilitimin legal të Berishës, nuk ka sesi të hidhet poshtë, duke krijuar një parti të re, që është një odise e tmerrshme.

Natyrisht që t’I marrësh partinë doktorit është një mision i pamundur, një utopi, por megjithatë, duke qëndruar aty brenda, mund të mos e marrësh krejt partinë, por një copë edhe mundet. Qoftë duke ta dhuruar Berisha, qoftë duke e zënë pak nga pak si ato lokalet që marrin leje legalizimi pak nga pak. Këtë e ka kuptuar i pari Sali Berisha, i cili është i vetmi që nuk ka folur pas provokacjave të hidhura të Saljanjit dhe kryetaret të bashkisë së Kavajës.

Ndaj prodhoi një “disinformacja” alla GRU, por që tani janë bërë bozë si logjikë e tejpërdorur dhe keqpërdorur. Të ishte për parti të re: si Saljanji, si Grida Duma apo edhe Gaz Bardhi qëndronin në partinë e Lulzim Bashës. Por ata ikën, pasi Basha u bëri të ditur se nuk do tu japë asgjë, duke i treguar ekipin e qarqeve si udhëheqje e ardhshme.

Si kundërpërgjigje Bardhi me Saljanjin e të tjerët i rrëzuan planet, duke u bashkuar me Sali Berishën. i cili përfitoi çfarë donte, ër ta përdorur selinë e partinë si bunker. Por që me kalimin e kohës dhe proceseve, mund t’i kthehet në boomerang gjithçka. E natyrisht që kush qëndron aty brenda do ta hajë ndonjë dardhë.

Ajo që mund të planifikojë Saljanji, kryebashkiaku i Kavajës apo grupi i tyre, është që të ndalojnë Sali Berishën për të bërë një spastrim masiv në PD. Këtë edhe mund t’ja arrijnë, ndërsa për të krijuar parti të re ka pak shanse për të gjetur aleatë të rëndësishëm. Ngaqëa ta që u larguan janë të shpërndarë dhe e urrejnë njëri-tjetrin. Kështu që shansi i vetëm tani për tani është të qëndrojnë në strehën e SHQUP, duke pritur. m.p.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV