Ekonomia perverse e vetëvrasjes së asistuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Louise Perry

Në qershor, ligjvënësit në vendin tim të lindjes, Britaninë, miratuan planet për të legalizuar vetëvrasjen e asistuar. Nëse projektligji bëhet ligj, Anglia dhe Uellsi do t’i bashkohen më shumë se një duzine vendesh dhe 11 shteteve amerikane që lejojnë vdekjen e asistuar mjekësisht.

Çdo një nga këto juridiksione ka një normë totale të lindshmërisë më të ulët se niveli i zëvendësimit të popullsisë. Nuk besoj se kjo është rastësi.

Rreth 30 vjet më parë, romani largpamës i P.D. James, Fëmijët e Njerëzve (The Children of Men), imagjinonte një krizë të lindshmërisë që do ta detyronte qeverinë të lehtësonte vetëvrasjet e të moshuarve përmes një rituali të njohur si “Qetësia” (Quietus). Duke parë nxitimin e disa vendeve me lindshmëri të ulët për të legalizuar vetëvrasjen e asistuar, kam frikë se vizioni i zonjës James tashmë po bëhet realitet.

Dilema jonë e lindshmërisë nuk është aq ekstreme sa ajo që përshkruhet në Fëmijët e Njerëzve, por gjithsesi është shumë reale. Norma globale e lindshmërisë është përgjysmuar që nga viti 1950, dhe në shumicën e vendeve ajo është tashmë nën nivelin e zëvendësimit. Piramida e popullsisë është duke u përmbysur gjithnjë e më shumë, jo vetëm në vendet më të pasura perëndimore, por edhe në shumicën e vendeve jashtë Afrikës.

Kjo përbën një kërcënim ekzistencial për sistemet e mirëqenies, të cilat mbështeten te punëtorët e rinj për të financuar pensionet dhe kujdesin shëndetësor për të moshuarit. Ata që shpresojnë se politikave liberale të emigracionit do ta zgjidhin këtë problem, harrojnë se edhe emigrantët plaken, dhe se norma e lindshmërisë së tyre ka prirje të afrohet me atë të popullsisë vendase me kalimin e kohës.

Lexo edhe :  Rriten gjatë vitit 2025 të ardhurat tatimore nga shitja e pronave

Nëse norma e lindshmërisë nuk rikuperohet — dhe për momentin, nuk ka asnjë shenjë reale që kjo po ndodh — atëherë, përfundimisht, do të detyrohemi të kthehemi te sistemi që ka ekzistuar përgjatë gjithë historisë njerëzore: të moshuarit do të kujdesen në mënyrë private, zakonisht nga fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre, dhe ata pa familje do të mbështeten te bamirësit, sipas mundësive që ekzistojnë.

Ndërkohë, jemi në një periudhë tranzicioni. Shtetet e mirëqenies vazhdojnë të funksionojnë, por në kushte gjithnjë e më të tendosura.

*Louise Perry është gazetare me bazë në Britani

Burimi: New York Times/ Përgatiti: L.Veizi

Të fundit

Kryeministri Rama: Ndërtimet pa leje nuk do t’i gëzoni

Komentet e qytetarëve në mediat e tij sociale nxitën kreun e qeverisë që të linte mënjanë pushimet dhe të...

Barcelona i ndërhyn Bayernit në merkato, i merr yllin gjerman?

Barcelona është e interesuar për sulmuesin gjerman Nick Woltemade nga Stuttgart si pasardhës i Robert Lewandowskit. Trajneri Hansi Flick e pëlqen shumë lojtarin dhe e...

Gjermani, nëse të Gjelbrit lëvizin drejt qendrës, mund të bëhen sërish të fortë

Katër vite më parë, partia ishte më e popullarizuara në vend – por ndarjet e vjetra e kanë përçarë atë. Tani është momenti i...

Babë e bir u vranë në Gjilan, kush i ekzekutoi argjendarët?

Babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani janë dy personat që humbën jetën mesditën e së dielës në qytetin e Gjilanit në Kosovë,...

Apple dhe Samsung bashkojnë forcat, Sony bie “nga liga”

Apple dhe Samsung njoftuan një bashkëpunim për të prodhuar sensorë të avancuar kamerash për modelet e ardhshme të iPhone. Teknologjia e re do të zhvillohet...

Lajme të tjera

Web TV