Foshnja e porsalindur humbi jetën/ Zbardhet dinamika e plotë, prindërit akuza mjekut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku një foshnje e porsalindur humbi jetën pak ditë pas lindjes, duke ngritur dyshime për neglizhencë mjekësore. Prindërit e foshnjes kanë kallëzuar në polici mjekun Kastriot Dallaku, i cili ishte në detyrë gjatë ditës kritike për shtatzëninë.

Sipas kallëzimit të bërë dy ditë më parë në Komisariatin Nr. 1 nga një 34-vjeçar, babai i foshnjes, ai dhe bashkëshortja kishin ndjekur të gjitha kontrollet rutinë për shtatzëninë deri të enjten e kaluar. Të premten, gruaja kishte ndjerë se foshnja nuk po lëvizte si zakonisht dhe pas telefonatës me mjekun që kishte ndjekur shtatzëninë, iu rekomandua të paraqiteshin në spital për kontroll.

Në turn ishte mjeku Kastriot Dallaku, ndaj të cilit tashmë rëndon kallëzimi për neglizhencë. Sipas dëshmisë së prindërve, mjeku kreu një grafi të shkurtër për monitorimin e rrahjeve të zemrës së fetusit dhe siguroi çiftin se gjithçka ishte në rregull, duke i këshilluar të ktheheshin në shtëpi.

Babai i fëmijës pretendon se i kërkoi mamisë të kontrollonte edhe ujin amniotik pasi kishte ndjesinë se diçka nuk shkonte, por nuk u morën masa shtesë.

 

 

Të shtunën, gjendja e nënës u përkeqësua dhe pas një temperature të lartë, çifti u kthye në spital. Aty u realizua menjëherë një lindje me operacion, brenda më pak se shtatë minutash. Foshnja lindi në gjendje të rënduar, u intubua dhe u dërgua në reanimacion. Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, e porsalindura ndërroi jetë të hënën si pasojë e insuficiencës multiorganore.

Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për të verifikuar përgjegjësitë konkrete dhe për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje të protokolleve mjekësore gjatë trajtimit të rastit./e.t

Të fundit

Aksident në Dibër, makina del nga rruga, burrë e grua në gjendje të rëndë

Pasditen e sotme në vendin tonë janë regjistruar disa aksident, fatkeqësisht duke u shënuar dhe disa humbje jete. Një ngjarje...

Arsenali ‘lejon’ talentin të shkojë te Bayern për 55 mln euro?

Ethan Nwaneri është emri befasues që Bayern ka ndjekur në merkato javët e fundit. Askush nuk e priste që bavarezët po ndiqnin djaloshin e...

Veliaj refuzon Tiranën, merret i pandehur në Durrës

Refuzimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u paraqitur në SPAK në orën 11:00 të së mërkurës, për t’u njohur zyrtarisht me akuzat,...

Cilat janë dy zonat më të shtrenjta në Shqipëri?

Me çmimet e reja të referencës, ‘Zona 13’ në Durrës dhe ishulli i Sazanit në Vlorë do të jenë zonat më të shtrenjta në...

80 mln euro, e treta e vërteta! Ylli i Premier League po ndryshon destinacion

Pas 67,5 mln eurove të refuzuara nga Liverpool, Bayern po bëhet gati për ofertën e tretë për Luis Diaz. Sipas gazetarit Ben Jacobs, kampionët...

Lajme të tjera

Web TV