Klodiana Lala flet për atentatin ndaj familjes së saj: Më vranë aludimet se e sajova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Klodiana Lala ishte e ftuar në emisionin “The Dalina Show” në Andale Media, ku foli hapur për atentatin me kallashnikov ndaj shtëpisë së prindërve të saj, një ngjarje e rëndë që ndodhi gjashtë vite më parë dhe që la pas tronditje në jetën e saj dhe familjes.

Ngjarja ndodhi 6 vite më parë, ku shtëpia e prindërve të saj u qëllua me 10 plumba kallashnikovi. Klodiana vetë nuk ndodhej në banesë në atë moment, por brenda ishin vajzat e saj, prindërit dhe katër persona të tjerë. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar.

E pyetur nga Dalina Buzi nëse çështja është zgjidhur, Klodiana tha:

“Jo, vijon nën hetim. Është një çështje që u përket autoriteteve. Patjetër që autoritetet kanë punuar fillimisht me sa jam informuar.”

Ajo tregoi më pas për përjetimin e saj emocional dhe ndikimin që kjo ngjarje pati në jetën e saj personale:

“Ka qenë një ngjarje tronditëse patjetër. Më është dashur kohë e gjatë ta marr veten pavarësisht se nuk e kam shfaqur në ekran.”

Lala zbuloi për herë të parë se pas ngjarjes i ishte dashur një kohë e gjatë për t’u ndjerë mirë teksa vizionte prindërit e saj:

“Pas asaj ngjarjeje, pavarësisht se jam rikthyer të raportoj, dhe nga njëra anë më bëri të fortë dhe më bëri të kuptoj që nëse je me të vërtetën, patjetër që duhet ta thuash atë dhe unë do ta them me të gjitha çmimet, nga ana tjetër, nuk e kam thënë kurrë dhe do ta them sot dhe ndoshta familja ime lëndohet, unë për një kohë të gjatë nuk shkoja më të flija te shtëpia e prindërve, kisha një lloj fobie dhe stepjeje brenda vetes. Më është dashur shumë kohë që ta bindja veten që po, mund të shkoj dhe të fle atje.”

Lexo edhe :  Shqiptarët duhet të paguajnë 20 euro për një vizitë në BE, kërkesa e fundit nga Europa

Në intervistë, ajo vendosi të adresojë edhe aludimet e vazhdueshme që janë bërë në media dhe rrjete sociale, përfshirë edhe pretendimin se atentati ishte inskenuar prej saj për të kërkuar azil politik në Angli, me qëllimin për “të marrë letrat”:

“Ta sqaroj një herë e mirë këtë histori? Se ma thanë edhe para ca kohësh në studio. Unë jam e martuar me një shqiptaro-britanik, pra është një djalë i lindur në Shqipëri, është shkolluar, është larguar nga Shqipëria, ka jetuar dhe vazhdon tani herë pas here të jetojë atje [Angli].

Me pasaportë britanike, vajzat e mia kanë pasaportë britanike dhe pasaportë shqiptare, kështu që unë mund ta marr dhe të shkoj atje pa asnjë lloj problematike dhe më ka vrarë fillimisht ajo gjë kur e kam dëgjuar, por them njerëzit e kuptojnë të vërtetën, unë të vërtetën e kam thënë me gjithë forcën time, dhe mendoj që jetoj tamam në modestinë që i takon një gazetari për të jetuar.

E kam thënë shpesh dhe do ta përdor se më pëlqen shumë kjo shprehja: ‘Pushka top le t’u bahet’. Nuk më intereson më asgjë çfarë thuhet.”

Më 30 gusht 2018, në orët e para të mëngjesit, shtëpia e prindërve të Klodiana Lalës u qëllua me breshëri automatike. Në momentin e sulmit ndodheshin brenda tetë persona, përfshirë vajzat e saj. Në një reagim publik atëherë, Klodiana tha se “ajo dhe familjarët e saj nuk kishin asnjë konflikt personal” dhe “dyshonte se sulmi vinte si pasojë e punës së saj si gazetare”./e.t

Të fundit

Ndodh çudia në Kamëz, në oborrin e shkollës “Ibrahim Basha” mbillet misër

Një situatë absurde dhe në kufijtë e komikes është denoncuar nga banorë të zonës Bulçes i Ri në Kamëz. Sipas...

Risia, azilkërkuesit nga Franca do lejohen të shkojnë në Britani për 3 muaj

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë arritur një marrëveshje të re për emigracionin, e cila parashikon që emigrantët në Francë të mund të aplikojnë...

Aksident masiv në autostradën Fier-Lushnje, përplasen 5 automjete (Detaje)

Aksident me disa mjete të përfshira në afërsi të Pushimit të shoferit në autostradën Fier Lushnje. Ndër mjete e përfshira një autobot që transporton çimento....

Igli Tare bën gati detajet! Po huazon sulmuesin e madh nga Premier League

Darwin Nunez është në dilemë të madhe këtë verë. Milani planifikon të bëjë një ofertë zyrtare këtë javë për sulmuesin e Liverpool. Igli...

Gjenerali më i lartë francez paralajmëron: Rusia mund të sulmojë brenda pesë vitesh

Thierry Burkhard, shefi në largim i Forcave të Armatosura, thotë se Europa ka shumë punë për të bërë, pasi Rusia po armatoset me një...

Lajme të tjera

Web TV